KB i bëri thirrje Trampit ta tërheqë vendimin për sanksionim kundër GJNP-së
- Kombet e Bashkuara sot i bënë thirrje presidentit Donald Tramp ta tërheqë urdhërin ekzekutiv me të cilin miratohen sanksionet ekonomike kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).

Nju-Jork, 7 shkurt 2025 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot i bënë thirrje presidentit Donald Tramp ta tërheqë urdhërin ekzekutiv me të cilin miratohen sanksionet ekonomike kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP).
"Ndjejmë keqardhje të thellë për sanksionet individuale të shpallura dhe kundër personelit gjyqësor dhe kërkojmë kjo masë të tërhiqet", deklaroi zëdhënësja e Zyrës për të Drejtat e Njeriut të KB-së, Ravina Shamsadani, transmeton Gardian.
Trampi firmosi urdhër për sanksionimin e GJNP-së në Hagë për sulmet ndaj SHBA-së dhe aleatëve të tyre, siç është Izraeli.
Urdhëri vendos sanksione financiare dhe sanksione të vizave kundër "individëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre të cilët ndihmojnë në hetimet e GJNP-së në të cilat janë përfshirë shtetas amerikanë ose aleatë", citohet në dokumentin në të cilin mbikëqyrje kishte Si-En-En. sa/
foto: Arkivi i MIA-s