• сабота, 21 февруари 2026

Katër vende arabe në veprim diplomatik për të parandaluar sulmin amerikan ndaj Iranit

Katër vende arabe në veprim diplomatik për të parandaluar sulmin amerikan ndaj Iranit

Riad, 16 janar 2026 (MIA) - Përfaqësuesit e Arabisë Saudite, Katari, Omani dhe Egjipti 48 orë kanë biseda diplomatike intensive me Uashingtonin dhe Teheranin, për ta parandaluar SHBA-në ushtarakisht ta sulmojë Iranin, deklaroi një burim anonim.

Sipas tij, bisedat ishin kahëzuar drejt uljes së retorikës nxitëse dhe shmangies së ç'farëdo lloj operacioni ushtarak që mund të shkaktojë jostabilitet rajonal.

Përfaqësuesit e vendeve arabe paralajmëruan se agresioni mund të ketë pasoja serioze të sigurisë dhe ekonomike sipas rajonit.

Vendet e Gjirit Persik druajnë se bazat ushtarake amerikan në territorin e tyre mund të jenë objektiv i hakmarrjes iraniane në rast të sulmit amerikan. Ata janë të shqetësuar edhe nga sulmet eventuale ndaj impianteve energjetike, mbi të cilat bazohet ekonomia rajonale.

As SHBA as Irani zyrtarisht nuk njoftuan detaje nga përpjekjet diplomatike të vendeve arabe. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан