• сабота, 22 февруари 2025

Kasami mbështet propozimin për ndryshimin e stemës shtetërore

Kasami mbështet propozimin për ndryshimin e stemës shtetërore

Tetovë, 13 shkurt 2025 (MIA) - Kryetari i Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot theksoi se mbështet çdo ndryshim të Kushtetutës, me të cilat do të ndryshohen simbolet shtetërore që lidhen me sistemin e kaluar shoqëror-politik. 

Sipas tij, po mbështeten ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat do të reflektohej realiteti i tanishëm i shtetit. 

"Unë, në një dalje publike të mëparshme kam thënë se një nga qëllimet e emërtimit të rrugëve në qytetin e Tetovës ishte që të qëndrojë ende trashëgimia e sistemit të kaluar, që është edhe shpjegimi i kryeministrit për ndryshimin e stemës së shtetit. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për një pako të ndryshimeve kushtetuese, ku në vend të trashëgimisë nga sistemi i mëparshëm do të reflektojë orientimi i aktual i shtetit drejt Bashkimit Evropian. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë të sigurt se ajo do të jetë edhe proces transparent publik", deklaroi Bilall Kasami. 

Në thirrjen publike për dhënien e propozimeve për emrat e rinj në rrugët e Tetovës nuk parashikohet mundësi të theksohet se cilat emra të mos ndryshohen, vërejnë gazetarët, ndërsa Kasami tha se do të ketë raste të tilla. 

Pas përfundimit të kësaj thirrje publike do të ketë debat publik, paralajmëroi ai, ku qytetarët do të mund të vijnë dhe të japin propozimet e tyre për emrat aktual dhe për emrat e rinjë. 

"Në formë elektronike, gjegjësisht në formë të shkruar, nuk ka shumë mundësi për shpjegim. Nëse dëshironi dikush nga qytetarët më detajisht t'i shpjegojë propozimet e tyre, do të ketë mundësi në procedurën e debatit publik e cila do të jetë pas thirrjes publike për t'i sqaruar ato. Sigurisht kjo do të jetë edhe mundësi për qytetarët të cilët do të kenë propozim të disa nga emrat të mbeten dhe sigurisht komisioni do t'i merr parasysh edhe ato propozime", tha Kasami. 

Kryetari i Komunës së Tetovës sot ka qenë në ngjarjen për promovim të pajisjeve sportive në njërën nga shkollat e mesme. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан