Karburantet lirohen për gjysmë deri në 1,5 denarë për litër
- Karburantet dizel nga sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për litër, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për një denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98 pr gjysmë denari për litër, vendosi sot Komisioni Rregulaltor i Energjetikës (KRE). Me vendim bëhet ulje e çmimeve të pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1.12 për qind.

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Karburantet dizel nga sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë për litër, çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për një denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98 pr gjysmë denari për litër, vendosi sot Komisioni Rregulaltor i Energjetikës (KRE). Me vendim bëhet ulje e çmimeve të pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1.12 për qind.
Çmimi ri me pakicë i EUROSUPER BS - 95 do të arijë 79 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 81.5, EUROSUPER BS (D-E V) për 73, ndërsa Vaji i ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 72 denarë për litër.
Me vendimin e KRE-së për 0,141 denarë për kilomegram rritet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të jetë 44,672 denarë.
Nga KRE theksojnë se çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, janë ulur mesatarisht me 1,487 për qind për benzinën, 2,344 për qind për naftën dhe 2,366 për qind për naftën ekstra të lehtë, ndërsa nafta tek mazuti ka rritje për 0,423 për qind. Kursi i denarit kundrejt dollarit me të cilin janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i lartë për 0,0123 për qind. mb/
Foto: MIA