Kancelari gjerman paralajmëroi miliarda për fondin e pyjeve tropikale të KOP30
- Gjermania do të mbështesë fondin e ri prej shumë miliardë dollarësh të iniciuar nga Brazili për të mbrojtur pyjet tropikale dhe do të kontribuojë me një "shumë të konsiderueshme" në këtë iniciativë, deklaroi kancelari gjerman Fridrih Merc sot në samitin që u mbajt para fillimit të bisedimeve të rëndësishme për klimën.
Balem, 7 nëntor 2025 (MIA) - Gjermania do të mbështesë fondin e ri prej shumë miliardë dollarësh të iniciuar nga Brazili për të mbrojtur pyjet tropikale dhe do të kontribuojë me një "shumë të konsiderueshme" në këtë iniciativë, deklaroi kancelari gjerman Fridrih Merc sot në samitin që u mbajt para fillimit të bisedimeve të rëndësishme për klimën.
Lideri gjermane foli në takimin e shefave të shteteve dhe qeverive në Belem, në buzë të pyllit tropikal të Amazonës, para fillimit të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet klimatike (COP30) të hënën.
Fondi, i njohur si Tropical Forest Forever Facility (TFFF), zyrtarisht u paraqit të enjten dhe mori mbështetje prej 53 vendeve, mes të cilëve 19 investitorë potencialë shtetërorë, kumtoi Brazili.
Merc theksoi se pyjet tropikale janë thelbësore në luftën kundër krizës klimatike.
"Ato njëkohësisht janë një nga vendet më të rëndësishme të ruajtjes së karbonit në botë dhe një vendbanim për njerëzit dhe lloje të panumërta kafshësh dhe bimësh, tha ai, duke shtuar se për të arritur objektivat klimatike, pyjet tropikale duhet të ruhen dhe duhet të mobilizohen më shumë mjete nga sektori privat.
Sipas modelit të propozuar nga qeveria braziliane në kuadër të TFFF-së, vendet që ruajnë pyjet e tyre do të shpërblehen, ndërsa ato që shkatërrojnë hektarë do të paguajnë gjoba, me monitorim satelitor për kontroll.
Pas fazës fillestare, fondi me një vlerë të synuar prej 125 miliardë dollarë, mund të paguajë rreth 4 miliardë dollarë në vit, që është pothuajse trefishi i vëllimit aktual të financimit ndërkombëtar për ruajtjen e pyjeve.
Sipas planeve të Brazilit, vendet e pasura do të investonin vullnetarisht 25 miliardë dollarë si themel, ndaj së cilës në vitet e ardhshme do të mobilizoheshin edhe 100 miliardë dollarë të tjerë nga sektori privat.
Anëtarët themelues, përveç Brazilit, janë Kolumbia, Gana, Republika Demokratike e Kongos, Indonezia dhe Malajzia.
Brazili dhe Indonezia do të kontribuojnë secili me nga 1 miliard dollarë, ndërsa Gjermania pritet të paguajë një shumë të ngjashme. Norvegjia premtoi rreth 3 miliardë dollarë, të shpërndara gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, ndërsa Franca po shqyrton për një kontribut prej 500 milionë euro.
Rreth 70 vende në zhvillim me pyje tropikale mund të përfitojnë nga fondi, pas çka me një të pestën e fondeve që duhet të drejtohen drejt bashkësive indigjene dhe popullit vendas. rq/
Foto: DPA