Kanadaja ndërton një naftëpërçues për të rritur eksportet e naftës në Azi
- Kryeministri i Kanadasë, Mark Karni dhe kryeministrja e krahinës kanadeze Alberta, Daniella Smit, nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar një naftëpërçes, për të rritur eksportet e naftës me anije në Azi.
Otavë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri i Kanadasë, Mark Karni dhe kryeministrja e krahinës kanadeze Alberta, Daniella Smit, nënshkruan një marrëveshje për të ndërtuar një naftëpërçes, për të rritur eksportet e naftës me anije në Azi.
Tubacioni do të shkojë nga Alberta, e pasur me naftë në një port të ri për anijet e mëdha në bregdetin e Oqeanit Paqësor të të krahinës Kolumbisë Britanike.
Tubacioni pritet të ndërtohet deri në korrik të vitit 2026. Janë planifikuar konsultime, veçanërisht me bashkësitë indigjene në zonë, të cilat tashmë e kanë kundërshtuar tubacionin.
Strategjia e Karnit për diversifikimin e tregtisë dhe zbutjen e efekteve të mosmarrëveshjes tregtare me SHBA parashikon një hapje më të madhe ndaj tregjeve botërore. rq/
Foto: arkivi i MIA-s