Kambovski: Këshilli gjyqësor është në rrjedhë dhe po i ndërmerr veprimet e nevojshme të konstatojë nëse ka ndonjë lëshim tek gjykata për rastin "Durmo turs"
- Këshilli gjyqësor është në rrjedhë, po e ndjekë gjendjen dhe i ndërmerr veprimet e nevojshme për të konstatuar nëse ka ndonjë lëshim tek gjykata për rastin "Durmo turs", thotë kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski.
Shkup, 3 dhjetor 2025(MIA) - Këshilli gjyqësor është në rrjedhë, po e ndjekë gjendjen dhe i ndërmerr veprimet e nevojshme për të konstatuar nëse ka ndonjë lëshim tek gjykata për rastin "Durmo turs", thotë kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski.
I pyetur nëse Këshilli gjyqësor do ta kontrollojë veprimin e gjykatësve dukepasur parasysh se tre herë është shtyrë vuajtja e dënimit, Kambovski tha se Këshilli gjyqësor është në rrjedhë dhe po e heton punën.
"Nëse kemi diçka konkrete, këtu do të kishim procedurë. Ne jemi në rrjedhë, po e hetojmë punën, po kontrollojmë. Nuk është lënë në kuptimin se Këshilli gjaqësor nuk bën asgjë. Ne duhet të konstatojmë nëse ka ndonjë lëshim tek gjykata. Nëse ka, ne tnai jemi në atë fazë të themi, nëse ka, Ligji cakton se çka duhet bërë më tutje", deklaroi Kambovski.
Pronari i "Durmo turs"-it, Durmish Beluli, i cili është i dënuar me dënim me burg prej dhjetë viteve për tragjedinë afër Llaskarcës, në fillim të javës mori shtyrje të rej prej 15 ditëve në terminin kur duhet të fillojë me vuajtjen e dënimit me burg.
Gjykatësi për ekzekutim të sanksioneve nga Gjykata themelore Gostivar, miratoi shtyrje për shkak të operacionit të caktuar të Belulit në Spitalin e tetovës. Termini i ri kur Beluli duhet të fillojë me vuajtjen e dënimit është 17 dhjetor. Kjo është shtyrja e tretë e shkuarjes në burg për Belulin për shkaqe shëndetësore.
Rasti ndodhet në fokus të opinionit pasi që Remzi Mustafa, përgjegjësi për transport në "Durmo turs", i cili gjithashtu është i dënuar me 10 vite burg, e shtyu vuajtjen e dënimit për shkak të operacionit , pas çka nuk u paraqit në "Idrizovë" për vuajtje të dënimit dhe për të është shpallur fletë-arrest.
Në janar të vitit 2023, Gjykata themelore penale Shkup i shpalli fajtorë të akuzuarit dhe shqiptoi gjithsej 39 vite dënim me burg. Në maj 2025, Gjykata e Apelit Shkup ua rriti dënimet me burg. Pronarit të "Durmo turs", Durmish Belulit nga 4 në 10 vite, përgjegjësittë transportit, Remzi Mustafa nga 6 në 10, ndërsa dy të punësuarve në kontrollin teknik - Igor Gjorgjievski dhe Goran Dukovski - nga 5 në 7 vite. Dënimi i shoferit Manoil Trifunovski mbeti 14 vite, ndërsa i të punësuarit të tretë në kontrollin teknik, Jane Bovarosvki mbeti 5 vite. ab/
Foto: МIА arkivi