Kamboski shpreson se deri në fund të vitit Këshilli gjyqësor ka propozim për anëtar të ri të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjykatësve
- Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski shpreson se deri në fund të vitit Këshilli Gjyqësor do të ketë propozim për një anëtar të ri të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjyqtarëve.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski shpreson se deri në fund të vitit Këshilli Gjyqësor do të ketë propozim për një anëtar të ri të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjyqtarëve.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para fillimit të seancës së 532-së të Këshillit Gjyqësor, kambovski theksoi se vendi ku ka qenë kolegia Elizabeta Dukovska është vend që e propozon Këshilli Gjyqësor, ndërsa sa i përket gjyqtares, profesoreshës Jadranka Daboviq-Anastasovska, ata nuk kanë asnjë ingerencë dhe ajo kalon përmes Kuvendit.
"Tashmë kemi mbajtur takime pune në Këshillin Gjyqësor, kemi pasur mendime të ndryshme dhe mendoj se jemi para harmonizimit të ayre mendimeve të ndryshme, që të mund ta vendosim si pikë në rend dite. Kishte diferenca në kuptimin nëse sërish t'i rivotojmë kandidatët e njejtë, nëse merret parasysh aktvendimi i Gjykatës Administrative, nëse të shkohet me propozim të ri, e këta të mos merren parasysh dhe këtu kishte opinione të ndryshme", deklaroi Kambovski.
Këshilli, theksoi Kambovski është trup kolektiv dhe ta vendosim në rend dite, duhet ne të jemi të harmonizuar.
Lidhur me Këshillim Gjyqësor, duke pasur parasysh se dy anëtarëve u përfndon mandati, Kambovski thotë se mbeten 10 dhe se kanë kuorum për punë. mb/
Foto: MIA