• петок, 05 декември 2025

Kallëzim penal për ish funksionarë dhe punonjës në Komunën e Sarajit dhe Qytetit të Shkupit

Kallëzim penal për ish funksionarë dhe punonjës në Komunën e Sarajit dhe Qytetit të Shkupit

Shkup, 13 nëntor 2025 (MIA) - Drejtoria e Policisë Financiare ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup kundër tetë personave fizikë – ish funksionarë dhe punonjës në Komunën e Sarajit dhe Qytetin e Shkupit, si dhe kundër një inxhinieri mbikëqyrës, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës dhe autorizim zyrtar, moskujdesit në punë dhe për falsifikim ose shkatërrim të librave të afateve.

Siç informojnë nga Drejtoria, është parashtruar kallëzim penal kundër personit B.B. në cilësin e ish kryetarit të komunës, S.SH. dhe Q.K, në cilësinë e ish sekretarit të Komunës së Sarajit, A.S dhe Q.A. në cilësinë  e drejtuesve të sektorit për urbanizëm në Komunën e Sarajit, A.SH. në cilësinë e bashkëpunëtorit të ri në Komunën e Sarajit, I.B.SH. në cilësinë e drejtuesit të sektorit për planifikim dhe rregullim të hapësirës në Qytetin e Shkupit, dhe L.Т. në cilësinë e inxhinierit mbikëqyrës, për kryerjen e veprave penale: "Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimeve zyrtare" nga neni 353 të Kodit Penal të RMV-së, "Punë e pakujdesshme në shërbim", nga neni 353–v të Kodit Penal të RMV-së, dhe "Falsifikim ose shkatërrim i librave të afateve nga neni 280 të Kodit Penal të RMV-së.

"Ekzistojnë dyshime themelore se personat e akuzuar, të punësuar në Komunën e Sarajit, edhe pse ishin të vetëdijshëm që për parcelën kadastrale KP 10405/6 KO Saraj nuk ekzistonte një plan i detajuar urbanistik, duke tejkaluar autorizimet e tyre zyrtare, hartuan dhe miratuan një kopje të planit dhe leje ndërtimi me përmbajtje të pasaktë, si dhe llogaritje për kompensim të tokës ndërtimore, në kundërshtim me ligjin, ndërsa, inxhinieri mbikëqyrës kreu kontroll teknik të objektit dhe përgatiti raport përfundimtar me përmbajtje të pasaktë", njoftoi Drejtoria e Policisë Financiare. 

Në këtë mënyrë, personat e akuzuar, duke keqpërdorur pozitat dhe autorizimet e tyre zyrtare dhe duke vepruar me pakujdesi në detyrat e tyre, i mundësuan subjektit juridik "Azra Idriz" SHPKNjP, f. Gllumovë, Shkup – Saraj të përfitojë të mira materiale në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 108.638.840 denarë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан