• петок, 28 јуни 2024

Kallas: Kam nderin që jam kandidate për përfaqësues të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri

Kallas: Kam nderin që jam kandidate për përfaqësues të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri

Bruksel, 28 qershor 2024 (MIA) - Kreministrja e Estonisë Kaja Kallas theksoi se është "e nderuar" që është nominuar për kandidate të ardhshme të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, duke e quajtur atë "përgjegjësi e madhe".

"Besimi juaj do të thotë shumë. Lufta në Evropë, rritja e jostabilitetit në fqinjësinë tonë dhe në nivel global janë sfidat kryesore për politikën e jashtme evropiane", shkroi Kallas në një publikim në Iks.

Ajo shtoi gjithashtu se "i vjen mirë që do të punojë" me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe me kryetarin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Liderët e BE-së mbrëmë vonë zgjodhën ish kryeministrin portugez Antonio Koshta për kryetar të ri të Këshillit Evropian, nominuan kryetaren aktuale të Komisionit Evropian, gjermanen Ursula Fon der Lajen për rizgjedhje në këtë funksion dhe propozuan kryeministren estoneze Kaja Kalas për kandidate përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан