Kalas pret që BE-ja të zgjasë sanksionet kundër Rusisë dhe të lehtësojë masat kundër Sirisë
- Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kalas shprehu pritjen e saj që ministrat e jashtëm evropian sot të miratojnë zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe lehtësimin e masave të imponuar të Sirisë nën sundimin e ish presidentit Bashar Asad.

Bruksel, 27 janar 2025 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kalas shprehu pritjen e saj që ministrat e jashtëm evropian sot të miratojnë zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, si dhe lehtësimin e masave të imponuar të Sirisë nën sundimin e ish presidentit Bashar Asad.
"Pres që zgjatja e sanksioneve kundër Rusisë të miratohet sot" , tha Kalas para fillimit të takimit të parë të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së këtë vit në Bruksel.
"Duhet të diskutojmë se çfarë presioni shtesë mund të ushtrojmë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë," shtoi ajo.
Kalas njoftoi se mbrëmë ministrat e Punëve të Jashtme kanë diskutuar me lideren e opozitës në Bjellorusi, Svetllana Tihanovskaja.
"E mbështesim popullin bjellorus", tha Kalas. Sipas saj, ministrat e Punëve të Jashtme sot do të bisedojnë për kërcënimet hibride, duke përfshirë edhe ngjarjet në Detin Baltik dhe në vende tjera në Evropë.
Përfaqësuesja e lartë shprehu pritje se Këshilli i BE-së gradualisht do t'i zbusë sanksionet kundër Rusisë dhe shprehu gatishmëri ta ripërtërijë punën e delegacionit të BE-së në Damaskë.
Kalas njoftoi se BE-ja është e gatshme ta kthejë praninë e saj në pikën kufitare Rafah ndërmjet Egjiptit dhe Gazës për ta lehtësuar dërgesën e ndihmave humanitare për palestinezët.
"Duhet ta përshtatim mënyrën tonë të punës me administratën e re në SHBA", tha Kalas në përgjigje të pyetjes së një gazetari. Ajo vuri në dukje se çdo administratë ka një stil të ndryshëm.
"Pres bashkëpunim shumë të mirë", njoftoi diplomatja evropiane. sa/
Foto: EPA