• недела, 11 јануари 2026

Kabineti i Netanjahut: Përpjekjet e Libanit për çarmatosjen e Hezbollahut janë ende të pamjaftueshme

Kabineti i Netanjahut: Përpjekjet e Libanit për çarmatosjen e Hezbollahut janë ende të pamjaftueshme

Tel Aviv, 8 janar 2026 (MIA) - Përpjekjet e Libanit për të çarmatosur Hezbollahun janë një fillim inkurajues, por "ende të pamjaftueshme", bëri të ditur sot zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, citohet nga media franceze.

Në komunikatë dënohet strategjia e lëvizjes islamiste libaneze "për të armatosur dhe rindërtuar infrastrukturën e saj terroriste me mbështetjen e Iranit".

Armata libaneze tha më herët sot se kishte përfunduar fazën e parë të planit të saj për të çarmatosur Hezbollahun i cili përfshin zonën midis Izraelit dhe lumit Litani, rreth 30 kilometra në veri të kufirit.

foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан