Kabelo: Rreth 100 persona janë vrarë në sulmin amerikan ndaj Venezuelës
- Ministri venezuelas i Punëve të Brendshme, Diosdado Kabelo mbrëmë vonë ka deklaruar se rreth 100 persona janë vrarë, ndërsa përafërsisht edhe aq janë lënduar në sulmin amerikan në Karakas gjatë fundjavës, objektivi i të cilit ishte arrestimi i liderit autoritar, Nikollas Maduro.
Karakas, 8 janar 2026 (MIA) - Ministri venezuelas i Punëve të Brendshme, Diosdado Kabelo mbrëmë vonë ka deklaruar se rreth 100 persona janë vrarë, ndërsa përafërsisht edhe aq janë lënduar në sulmin amerikan në Karakas gjatë fundjavës, objektivi i të cilit ishte arrestimi i liderit autoritar, Nikollas Maduro.
Kabelo e ka përshkruar operacionin si "sulm të tmerrshëm" dhe tha se numri i viktimave mund të rritet. Ai shtoi se disa prej të vrarëve janë civilë, duke përfshirë gra të cilat kanë fjetur në shtëpitë e tyre në atë kohë.

Informatat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, njoftoi agjencia gjermane.
Autoritetet venezuelase paraprakisht njoftuan se 24 ushtarë janë vrarë në operacionin.
Kuba e konfirmoi vrasjen e 32 pjesëtarëve të forcave të saj të sigurisë, të stacionuar në Venezuelë, prej të cilëve disa që kanë shërbyer si truprojë të Maduros.
Autoritetet amerikane nuk i publikuan numrat e viktimave. Mediumet amerikane, duke iu referuar zyrtarëve të informuar me këtë çështje, publikuan se vlerësohet se 75 persona janë vrarë gjatë sulmit, përkujton DPA.
Foto: EPA