Ka vazhduar marrja në pyetje për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në shkollat e Strugës në gjykimin kundër Merkos
- Në dy seanca të ndara gjyqësore në Gjykatën Themelore në Strugë sot ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarëve në procesin gjyqësor kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në katër shkolla fillore në Komunën e Strugës.

Strugë, 24 janar 2025 (MIA) - Në dy seanca të ndara gjyqësore në Gjykatën Themelore në Strugë sot ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarëve në procesin gjyqësor kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në katër shkolla fillore në Komunën e Strugës.
Në një lëndë janë bashkuar akuzat për shkollat në Labënishtë, Radolishtë Podgorc dhe “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë, ndërsa për shkollën në Veleshtë zhvillohet rast i ndarë ku katër persona akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim.
Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, tha se kompetenca për emërimin e drejtorëve në shkollat fillore i takon themeluesit të shkollës, në këtë rast komunës së Strugës dhe se te ai nuk është dorëzuar asnjë rast për marrjen e ingerencave. Ai tha se deri te ai nuk ka arrit asnjë raport nga inspektorati i arsimit.
"Në rastin konkret, kur kam qenë ministër i Arsimit dhe Shkencës, kjo mund të vërtetohet dhe nga Sektori për çështje themelore dhe juridike nuk është dorëzuar te unë raport i plotë, sepse në plotësimin e dokumentacionit diçka ose ka munguar ose nuk është dorëzuar nga pushteti lokal, inspektorati i arsimit apo shkollat, por në të njëjtat shkolla pas një periudhe të caktuar ka drejtorë të rinj, pas 6 muajsh, një viti", ka thënë Shaqiri.
Këshilltari për shpërndarje të buxhetit në Komunën e Strugës, Abidin Nuroski në cilësinë e dëshmitarit, sqaroi procedurën e pagave në arsim, duke shtuar se çdo shkollë duhet të ketë drejtor që të mund të miratojë dhe paguajë pagat e të gjithë punëtorëve.
Për mbrojtësin e Merkos, Igor Petkovski, dëshmitari Shaqiri në mënyrë të qartë deklaroi se komunës asnjëherë nuk i janë marrë kompetencat e saj në fushën e arsimit gjatë kohës sa ishte ministër, gjë që sipas tij konfirmon tezën e mbrojtjes se nuk ka pasur parregullsi në emërimin e drejtorëve të shkollave fillore në Komunën e Strugës.
Në rastin e Egzona Shejt për të cilën pretendohet se është emëruar në mënyrë të paligjshme drejtoreshë e shkollës fillore “Zini Hani” në Veleshtë, akuzohet edhe për falsifikim të diplomave.
Dëshmitari në këtë rast, Vait Zhuta i cili ka qenë drejtor në periudhën kur Egzona Shej është punësuar në shkollë, tha se është punësuar si absolvente e Fakultetit filologjik për shkak të mungesës së kuadrit të përshtatshëm.
Gjyqtari Jordan Jovanov e refuzoi kërkesën e mbrojtjes për marrje në pyetje të 117 dëshmitarëve në atë rast, me shpjegimin se nuk është në ekonomizim të procedurës, por pasi kundërshtimi i mbrojtjes lejoi vetëm të merret në pyetje kryetarit i Këshillit të shkollës, Urim Kaba.
"Se kur mund të jetë aktvendimi nuk mund të them, pasi gjithçka varet nga rrjedha e mundshme e procedurës, por me këtë tashmë po e shkurtojmë atë periudhë dhe shpresojmë se do të vijë më shpejt", ka thënë Jovanovi.
Në Gjykatën Themelore në Strugë filloi sot i pari nga katër gjykimet e parapara kundër kryetarit të kësaj komune Ramiz Merko - për pllakën në objektin e komunës, dy për drejtorët e shkollave dhe për blerjen e "audisë".
Për rastin me xhirimet, gjyqtari Jovanov tha se për shkak të ndryshimit të gjyqtarit gjykues, ai do të fillojë nga fillimi.
Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko është në “listën e zezë” të SHBA-së për shkak të përfshirjes në korrupsion. Ndaj tij janë ngritur disa (nëntë) akuza për sjellje të pahijshme në detyrë.
Foto: MIA