• сабота, 29 јуни 2024

Këshilli Suprem rumun i Mbrojtjes miratoi dërgimin e sistemit të mbrojtjes "Patriot" në Ukrainë

Këshilli Suprem rumun i Mbrojtjes miratoi dërgimin e sistemit të mbrojtjes

Bukuresht, 20 qershor 2024 (MIA) - Këshilli Suprem rumun i Mbrojtjes sot miratoi dërgimin e sistemit të mbrojtjes "Patriot" në Ukrainë, por me kusht që të vazhdojnë bisedimet me aleatët në NATO, veçanërisht me SHBA-në, për dërgim të "sistemit të ngjashëm ose ekuivalent" Rumanisë, transmeton portali rumun digi24.ro.

"Duke pasur parasysh përkeqësimin e dukshëm të situatës së sigurisë në Ukrainë si rezultat i sulmeve të vazhdueshme dhe masive të Rusisë ndaj popullatës civile dhe infrastrukturës civile, veçanërisht energjisë, si dhe pasojat rajonale nga kjo situatë, përfshirë edhe për sigurinë e Rumanisë, në koordinim të ngushtë me anëtaret e Aleancës, anëtarët e Këshillit vendosin të donojnë sistemin 'Patriot' Ukrainës", thuhet në kumtesën e këshillit rumun të mbrojtjes. 

Anëtarët e Këshillit të Mbrojtjes sot vendosën t'i donojnë sistem "Patriot" Ukrainës.

Administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden planifikon t'i suspendojë të gjitha porositë vijuese të sistemit për mbrojtje kundërajrore "Patriot" dhe raketave dhe ta rikahëzojë dërgesën e tyre në Ukrainë derisa nuk përmbushen nevojat e mbrojtjes së vendit, shkruan sot "Fajneshëll tajms". fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан