• петок, 21 февруари 2025

Junajted dëshiron të lirohet nga Hojlund

Junajted dëshiron të lirohet nga Hojlund

Mançester, 11 shkurt 2025 (MIA) - Mançester Junajtedi është në gjendje shumë të rëndë kur janë në pyetje rezultatet, ndërsa këto rrethana mund të bëjnë që Ruben Amorim në verë të bëjë riorganizim të plotë të skuadrës.

Diçka e tillë mund të ndjehet, ndërsa gjithçka do të nisë nga sulmi ku eksperti portugez do të donte një “nëntëshe” të ri.

Rasmus Hojlund mbërriti si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën, por edhe për të ardhmen, megjithatë Junajtedi nuk ka kohë të presë. Kështu "djajtë e kuq" mund ta shesin danezin në verë pas vetëm dy vitesh në klub, ndërsa tashmë kanë vendosur një çmim.

Junajtedi do të ishte i lumtur me një ofertë prej 40 milionë paund për sulmuesin danez. Nëse kjo është pak a shumë çështja, por është e sigurt që klubi nga "Old Traford" dëshiron një sulmues që mund të shënojë vazhdimisht gola. Juventusi përmendet si destinacion për Hojlundin.

Hojlund me të vërtetë nuk ka shifra të mira këtë sezonë. Në 19 ndeshje në Premier ligë ka shënuar vetëm dy gola, ndaj është e nevojshme një zgjidhje në sulm. qa/

Foto: arkivi

 

 

Тагови

Остани поврзан