• сабота, 22 февруари 2025

Ju lutem besoni tek ne, asnjëherë nuk do të lejojmë të turpërohemi, u tha Mickoski qytetarëve

Ju lutem besoni tek ne, asnjëherë nuk do të lejojmë të turpërohemi, u tha Mickoski qytetarëve

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Përderisa ne e bëjmë këtë punë, nuk ka asnjë pengesë që është e pamundur të lëvizet. Ne do të punojmë çdo ditë dhe ju lutemi na besoni, kurrë nuk do të lejojmë as juve as veten ta turpërojmë. Ky është mesazhi që kryeministri Hristijan Mickoski u ka dërguar sonte qytetarëve të Maqedonisë në një intervistë për ditarin e RTVM-së.

I pyetur për deklaratën e tij në takimin me diasporën se lufta për çështjen maqedonase është ende duke vazhduar dhe thirrjen që ata të përfshihen, si në vend ashtu edhe nga mbarë bota, sepse ajo çështje është ende e pazgjidhur dhe ekzistuese, që megjithatë për Athinën zyrtare është provokim, Mickoski është përgjigjur se është befasuar nga një reagim i tillë sepse, tha ai, nga janë ndjerë të thirrur kur në deklaratën time nuk është përmendur askush. Ai thekson se nuk do të lejojë që të provokohemi dhe se e gjithë kjo paraqet një proces të pafund.

"Qëllimi dhe mesazhi im janë të qarta. Si kryeministër, do të ishte e papërgjegjshme dhe e pabesë ndaj popullit të Maqedonisë, ndaj qytetarëve maqedonas, të them se çështja maqedonase është mbyllur në kushtet kur ne nuk jemi pjesë e familjes evropiane dhe rrugën e kemi nisur shumë më parë ndoshta disa vendeve anëtare që janë atje, kjo është një çështje e hapur," tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, shtrohet pyetja pse dështuam në atë periudhë, ka arsye objektive dhe subjektive. Por arsyeja kryesore, për mendimin tim, theksoi ai, janë çështjet dypalëshe që nuk duhet të jenë kritere dhe kushte. Një çështje më themelore, theksoi ai, është se nuk mund të themi se çështja maqedonase mbyllet kur Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka marrë vendime dhe gjykime për maqedonasit në anën tjetër të kufirit në Bullgari, të cilat thonë se shoqëria bullgare nuk respekton të drejtat themelore të njeriut të popullit maqedonas atje.

"Do të ishte e papërgjegjshme dhe e pabesë nga ana ime, si kryetar i Qeverisë së Maqedonisë, ta anashkaloj këtë dhe të tërhiqem në mënyrë të nënshtruar dhe gjysmë zemre, duke menduar se në këtë mënyrë do t'i zgjidh problemet. Jo, sa të jem gjallë dhe me këtë punë do të luftoj që këto padrejtësi të korrigjohen në shekullin e 21-të. Kur të iki dhe të mos e bëj më këtë punë, do t'u lihet brezave pas meje. Por ne duhet të kemi një gjurmë institucionale që kemi luftuar, që nuk e kemi braktisur fushën e betejës dhe se nuk kemi qenë tradhtarë të popullit maqedonas dhe të identitetit maqedonas", ishte i vendosur kryeministri Mickoski.

Duke i'u referuar investimeve nga diaspora e Maqedonisë, Mickoski informoi se në periudhën e ardhshme do të ketë shumë lajme të mira sa i përket investimeve në vend. Ky, theksoi ai, është synimi ynë dhe po punojmë shumë për ta realizuar sepse duhet të ecim përpara me hapa të mëdhenj dhe këto janë disa procese që duhet t'i udhëheqim paralelisht.

"Jam i vetëdijshëm se kjo mund të kërkojë më shumë energji, por jam i gatshëm ta bëj përderisa shoh se ka rezultate dhe mbështetja që marr nga qytetarët është frymëzimi dhe motivimi im dhe është vërtet e mrekullueshme dhe do të vazhdoj ta bëj sepse ia vlen kjo luftë", njoftoi kryeministri dhe shtoi se sado forca që na shikojnë si grabitqarë si brenda ashtu edhe jashtë, siç tha ai, vetëm sa do të na motivojë më tej se kjo që po bëjmë është e drejtë dhe është pikërisht ajo që e presin qytetarët e Maqedonisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан