Joveva për MIA-n: KE-ja duhet të thotë qartë se Maqedonia e Veriut ka progres, nuk është korrekte të vendoset në një shportë me Serbinë dhe BeH-në
- Mendoj se nuk është korrekte që Maqedonia e Veriut të vendoset në një shportë me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, kur bëhet fjalë për progresin në rrugën evropiane, deklaori për MIA-n eurodeputetja sllovene Irena Joveva.
Bruksel, 6 nëntor 2025 (MIA) - Mendoj se nuk është korrekte që Maqedonia e Veriut të vendoset në një shportë me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, kur bëhet fjalë për progresin në rrugën evropiane, deklaori për MIA-n eurodeputetja sllovene Irena Joveva.
"Duhet të theëm se Shqipëria dhe Mali i Zi, sidomos Mali i Zi, vërtet realisht është më përpara nga rajoni në lidhje me reformat dhe progresin. Edhe pse nuk do të doja që të duket sikur e kritikoj eurodeputeten Marta Kos ose Komisionin, por mendoj se nuk është korrekte që të duket sikur jemi, nëse mund të them, në një shportë me Serbinë, madje edhe me Bosnjë e Hercegovinën", thotë Joveba, e cila ka origjinë maqedonase.
Jovena, e cila është pjesë e grupit liberal "Ta ripërtërijmë Evopën", thekson se në mënyrë të veçantë nuk është korrekte, nëse e dimë se çka po ndodh në Bosnjë e Hercegovinë, e sidomos në Serbi
"Nuk mund të thuhet se shteti maqedonas nuk ka përparuar, ka progres, por vlerësimi është shumë i përgjithësuar, shumë i përgjithshëm. Kupotohet, nuk mund të thuhet se Maqedonia e Veriut ka përpauar aq sa edhe Mali i Zi, por meriton të thuhet se qartë me zë se ka progres", potencoi Joveva.
Sipas saj, nëse Raporti i Komisionit Evropian për vendin për vitin 2025 lexohet konkretisht, do të shihet se megjithatë ajo ka shënuar progres dhe kjo duhet të theksohet, e jo të thuhet se është në një shportë me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

"Mendoj se një narrativë e tillë është e gabuar dhe e padrejtë, veçanërisht nga Komisioni Evropian, dhe duhet të thuhet qartë dhe me zë të lartë se Maqedonia e Veriut po bën përparim. Mendoj se vendi po bën përparim dhe se është në rrugën e duhur në procesin e pranimit në Bashkimin Evropian", thotë Joveva.
Eurodeputetja sllovene beson se nuk janë të vërteta vlerësimet se Bashkimi Evropian nuk është i interesuar ta pranojë vendin në BE dhe se po e përdor Bullgarinë vetëm si justifikim.
"Si dikush që ka kontakte mjaft të mira dhe njohuri për gjithçka që po ndodh, nuk mund të pajtohem fare me vlerësime të tilla. Mendoj se ato nuk kanë vend, veçanërisht jo tani. Momenti është këtu. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo jo, por me realitetin, dhe realiteti është se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim", thekson Joveva.
Ajo shton se mosmarrëveshja me Bullgarinë është dypalëshe, gjë që është deklaruar qartë nga Parlamenti Evropian në raportet e fundit, si dhe nga Komisioni Evropian. "Ashtu siç është e padrejtë të vendoset Maqedonia e Veriut në të njëjtën situatë me Serbinë në kontekstin e përparimit në procesin e anëtarësimit, është gjithashtu e padrejtë të përdoret situata e përgjithshme në rajon për të fituar pikë të lira politike. Maqedonia e Veriut është një vend që meriton një vend në Bashkimin Evropian dhe mendoj se një ditë do të arrijë atje. Thjesht duhet të vazhdojë me reformat", shton Joveva në një deklaratë për MIA-n. mb/
Foto: MIA