Jermak: Ukraina pret sekretarin e armatës së SHBA-së në Kiev këtë javë
- Andrij Jermak, kryetar i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenskit, deklaroi se ka biseduar me sekretarin e armatës së SHBA-së, Den Driskoll, dhe e pret në Kiev këtë javë.
Kiev, 26 nëntor 2025 (MIA) - Andrij Jermak, kryetar i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenskit, deklaroi se ka biseduar me sekretarin e armatës së SHBA-së, Den Driskoll, dhe e pret në Kiev këtë javë.
Driskoll është anëtar kyç i ekipit negociator amerikan për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.
"Ju faleminderit për objektivitetin dhe konstruktivitetin tuaj", shkroi Jermak në Telegram. 'Vazhdojmë të presim që sekretari i armatës së SHBA-së të vizitojë Kievin këtë javë dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë me punën tonë sa më shpejt të jetë e mundur për të finalizuar hapat për t'i dhënë fund gjakderdhjes', shtoi Jermak.
Kryetari i kabinetit të Zelenskit ishte pjesë e delegacionit ukrainas që vizitoi Gjenevën të dielën për konsultime me përfaqsues amerikanë për propozimet e paqes së Uashingtonit.
Jermak theksoi se këto bisedime janë "bazë e mirë" dhe shtoi se Zelenski dhe ekipi i tij janë "plotësisht të përkushtuar për punën e mëtejshme". rq/
Foto: EPA