Javën e ardhshme thirrje e dytë për ndarjen e mjeteve për projekte të komunave
- Javën e ardhshme do të shpallet thirrja e dytë me të cilën do të mbështeten projektet kapitale infrastrukturore të komunave, pasi që Qeveria sot në mbledhje e filloi procedurën për thirrjen me të cilën do të jenë në dispozicion mjete në shumë deri 15 miliardë denarë.

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Javën e ardhshme do të shpallet thirrja e dytë me të cilën do të mbështeten projektet kapitale infrastrukturore të komunave, pasi që Qeveria sot në mbledhje e filloi procedurën për thirrjen me të cilën do të jenë në dispozicion mjete në shumë deri 15 miliardë denarë.
"Kriteret për pjesëmarrje në pjesën më të madhe do të jenë të njejta si për të parën, por edhe të lehtësuara në pikëpamje të afatit për paraashtrim të dokumenteve dhe për fillim të procedurës për furnizim publik. Do të vendoset në bazë të dy kritereve: për kokë banori të popullatës rezidente në secilën komunë në pajtim me regjistrimin e fundit dhe kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm projektues me të gjitha lejet e nevojshme dhe pajtueshmëritë e nevojshme për fillim të furnizimit publik me përllogaritje paramatëse të reviduar jo më e vjetër se 12 muaj", kumtoi në konferencë për shtyp ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanët ë gjitha komunat, të cilat do të mund të aplikojnë me një apo më shumë projekte infrastrukturore, ndërkaq thirrja do të zgjasë deri më 30 prill të këtij viti.
Kryeminsitri Hristian Mickoski theksoi se 15 miliardë denarë që vihen në dispozicion të komunave janë mjete të rëndësishme për ndërtim të projekteve kapitale siç janë shkollat, kopshtet, parqet, rrjetet e ujësjellësit, me të cilart zgjidhen proleme shumëvjeçare të qytetarëve. "Po punohet për investimin më të madh historik të pushtetit qendror të komunave përmes të cilave drejtpërdrejtë ndikohet për jetë më të mirë dhe standard më të lartë", tha Mickoski.
Në thirrjen e klauar, përkujtoi ai, 78 komuna morën 288 projekte me vlerë të prëgjithshme prej mbi 73 milionë euro, ndërsa përmes Ministrisë së Transportit u ndanë 800 milionë denarë për finan cim të programit të posaçëm për ndihmë të komunave.
Procesin për ndarje të mjeteve dhe për thirrjen e dytë do ta ndjekë një trup i koordinuar qeveritar të cilin do ta kryesojë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Mjetet do të ndahen përmes ministrive të Transportit, të Mjedisit Jetësir dhe Planifikimit Hapësinor, të Arsimti dhe Shkencës, të Politklës Sociale, të Sportit dhe Kulturës, të cilat do të duhet t'i konfirmojnë kriteret me të cilat do të financohen projektet përmes dotacioneve kapitale.
Perinski theksoi se masa tërësisht është kahëzuar drejt përmirësimit të kushteve për jetë të qytetarëve, bazohet në nevoja reale të komunave dhe banorëve të tyre. "Nuk ka asnjë gram politikë në të, dnërkaq dëshmi për atë janëe dhe rezultatet nga thirrja e parë ku rreth 10 projekte të financuara janë në komuna me kryetarë komunash nga opozita", theksoi Perinski.
Ai kumtoi se nga thirrja e parë, 251 projekte tashmë janë me marrëveshje të arritur apo janë në fazë të fundit të procedurës për zgjehdje të kryesit, prej të cilave rreth 50 tashmë po realizohen në terren. Mbeten vetëm 37 projekte për të cilat pritet fillim i procedurës. ab/
foto:printskrin