• недела, 23 март 2025

Javën e ardhshme do të fillojë kthimi i pacientëve të parë që po mjekohen jashtë vendit

Javën e ardhshme do të fillojë kthimi i pacientëve të parë që po mjekohen jashtë vendit

Shkup, 22 mars 2025 (MIA) - Javën e ardhshme do të fillojë kthimi në vend i pacientëve që po mjekohet jashtë vendit nga lëndimet në zjarrin në Koçan, ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore që të kthehen, njoftoi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në konnferencën për shtyp.

Njoftoi se në MPJTJ sot do të mbahet takim koordonues për hapat dhe masat e ardhshme për organizim adekuat për kthimin e pritur të të gjithë pacientëve e shëruar ose për vazhdimin e mjekimit të tyre në vend.

"Paralajmërimet që i kemi janë se gjatë javës së ardhshme do të fillojnë të kthehen pacientët e parë, këto njoftime i marrim në komunikim të drejtpërdrejt ku janë të akomoduar dhe të cilat do të jenë në gjendje mjaftueshëm të mirë shëndetësore që të mund të kthehen prapa", tha Mucunski në konferencën për shtyp.

Informoi se gjithsej 116 pacientë të lënduar nga zjarri në koncertin në Koçan po mjekohen në spitale jashtë vendit në 14 shtete evropiane. Shpenzimet për mjekimin e tyre janë mbuluar nga shtetet nikoqire, ndërsa udhëtimi dhe akomodimi i më të afërmve të tyre dhe shpenzimet për gjithë logjistikën për qëndrimin e tyre jasht vendit është i Qeverisë sonë.      

Mucunski, i cili në konferencën për shtyp theksoi se të gjithë "po kalojmë një periudhë jashtëzakonisht të vështirë dhe presion të fortë psikologjik", falënderoi të gjitha vendet që pritën të lënduarit për solidaritetin e tyre, si dhe sakrificën e ekipeve tona mjekësore, për të cilët tha se është shumë krenar.

Ai bëri të ditur se nga 116 të shtruarit jashtë vendit, 38 janë dërguar për mjekim përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, të cilin Qeveria e ka aktivizuar menjëherë pas aksidentit, ndërsa pjesa tjetër janë dërguar me ndihmë të drejtpërdrejtë dypalëshe.

Në kohën më të shkurtër të mundshme dhe sipas standardeve më të larta mjekësore, siç tha ai, janë transportuar drejt spitaleve jashtë vendit, falë organizimit dhe komunikimit të Shtabit të Krizave pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe përfaqësive diplomatike e konsullore në vendet ku po trajtohen.

Numri më i madh i të shtruarve jashtë vendit, 31, janë në spitalet në Serbi, 15 në Bullgari, 12 në Turqi dhe Greqi, shtatë në Spanjë, gjashtë pacientë po marrin trajtim në Austri dhe Hungari, pesë në Kroaci, katër pacientë secili në Belgjikë, Lituani, Itali, Suedi dhe Slloveni dhe dy pacientë në Poloni.

Republika Çeke dhe Izraeli dërguan ekipe mjekësore, ndërsa Rumania, Luksemburgu, Norvegjia dhe Finlanda dhanë mbështetje logjistike për transportin e të lënduarve.

Mucunski tha se nesër do të niset për në Budapest për të vizituar të lënduarit në spitalet atje, ndërsa këto ditë ka vizituar spitalet në Selanik, Sofje, Beograd, Zagreb, Vjenë dhe Lubjanë. Ai u takua me familjarët dhe stafin mjekësor të cilët e informuan në detaje për gjendjen e të plagosurve, si dhe me ministrat e jashtëm dhe të shëndetësisë të atyre vendeve, të cilët i falënderoi për ndihmën e dhënë.

Ai bëri të ditur se PDK-të tona janë në komunikim 24-orësh me familjet në vendet ku kujdesen të dashurit e tyre dhe se janë të mbuluara të gjitha shpenzimet e nevojshme. Ai theksoi gjithashtu se linjat telefonike të MPJTJ dhe SHPPP mbeten të hapura për të gjitha pyetjet dhe nevojat. mb/

Foto: MIA/MPJTJ

Остани поврзан