Janë parashtruar 16 ankesa për votimin në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, afati përfundon në 16:30
- Deri më sot paradite në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) janë parashtruar 16 ankesa për procedurën për grumbullim dhe konstatim të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, që u mbajt të dielën më 2 nëntor. Afati për parashttrim të ankesave përfundon sot në orën 16:30 përkatësisht 48 orë pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve.
Shkup, 5 nëntor 2025 (MIA) - Deri më sot paradite në Komisionin shtetëror zgjedhor (KSHZ) janë parashtruar 16 ankesa për procedurën për grumbullim dhe konstatim të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, që u mbajt të dielën më 2 nëntor. Afati për parashttrim të ankesave përfundon sot në orën 16:30 përkatësisht 48 orë pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve.
Ankesa parashtruan Haqim Ramadani i mbështetur nga VLEN-i për procedurën e mbledhjes dhe konstatimit të rezultateve në vendvotimet 2034, 2033, 2032, 2035, 2034, 2033, 2032, 2035 në Bërvenicë. Në këtë komunë në rrethin e dytë të zgjehdjeve lokale fitoi Jovica Ilievski i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni me 4374 vota, prëderisa Ramadani fitoi 4224 vota.
Koalicioni "Maqedonia Jote" parashtroi dhjetë ankesa për vendvotimet 2956, 2971/1, 2973, 2959/1, 2955, 2956/1, 2959, 2961/1, 2961, 2971 në SHuto Orizarë. Edhe Unioni i romëve ka parashtruar ankesa për Shuto Orizaren dhe atë për vendvotimet 2966, 2962 dhe 2961. Në këtë komunë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale fitoi Kurto Dudush nga Unioni i romëve me 3.894 vota, ndërsa Erxhan Demir i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni iftoi 3.406 vota.
Koalicioni "Përvoja për sukses" i cili e mbështeti Stevço Jakimovskin për votimin në Karposh parashtroi ankesa për mbledhjen dhe konstatimin e rezultateve për vendvotimet 2631 dhe 2613. Në Karposh fitoi kandidati i mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni Sotir Llukrovski me 13.512 vota, përderisa Jakimovski fitoi 12.378 vota.
Sipas informatave të KSHZ-së, mbledhja për të marrë vendim rreth ankesave me siguri do të mbahet nesër. ab/
Foto: МIА