• петок, 21 февруари 2025

Janë gjetur armë në hapësira të braktisura të depove në rajonin e Gazi Babës

Janë gjetur armë në hapësira të braktisura të depove në rajonin e Gazi Babës

Shkup, 12 shkurt 2025 (MIA) – Në disa hapësira të braktisura të depove në rajonin e Gazi Babës policia ka gjetur 60 plumba, 10 tapa të detonatorit elektrik, 11 detonatorë stërvitës për granata dore dhe një gjuajtje me top me barut. 

Siç informoi sot MPB, rastin dje në polici e ka denoncuar një qytetar. Pastaj kanë intervenuar nëpunës të policisë nga SPB Shkup me Njësinë për Antiterrorizëm dhe Njësinë për Qentë e shërbimit. 

Gjërat janë marrë dhe janë dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан