Janë dhënë përafërsisht 40.000 vauçerë studentorë për pajisje elektronike, afati për aplikim është deri më 20 dhjetor
- Përmes Ministrisë së Transformimit Digjital (MTD) seri më tani studentëve u janë dhënë përafërsisht 40.000 vauçer[ për furnizim të pajisjeve elektronike, ndërsa më shumë se gjysma e tyre, 21.000 tashmë janë shfrytëzuar. Afati për aplikim është deri më 20 dhjetor, kumtoi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Përmes Ministrisë së Transformimit Digjital (MTD) seri më tani studentëve u janë dhënë përafërsisht 40.000 vauçer[ për furnizim të pajisjeve elektronike, ndërsa më shumë se gjysma e tyre, 21.000 tashmë janë shfrytëzuar. Afati për aplikim është deri më 20 dhjetor, kumtoi sot ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
Në pyetjen e gazetarëve Andonovski vlerësoi se projekti me vauçerët është i suksesshëm dhe se për atë dëshmon tollovia dhe kërkesa nëpër shitore. Pret që deri në fund të thirrjes publike, 20 dhjetor, pjesa më e madhe e studentëve t'i marrin vauçerët, ndërsa deri në fund të afatit për projektin, 1 janar, t'i marrin pajisjet.

"Në pesë-gjashtë ditëte fundit tashmë kemi ulje të numrit të vauçerëve të dhënë që tregon se pjesa më e madhe e studentëve të interesuar të cilët e kishin prioritet të pajisen me vauçer, tashmë e kanë bërë atë. Mbeten edhe 15.000 të pashprëndarë dhe pres deri në fund të thirrjes publike pjesa më e madhe e studentëve ta marrin vauçerin. Ajo që më gëzon është që 21 000 studentë tashmë janë pajisur me pajisje elektronike me ata vauçerë, që do të thotë se diç më shumë se gjysma janë shfrytëzuar. Pres deri më 1 janar të gjithë ata të cilët ishin të interesuar dhe kanë marrë vauçerë ta realizojnë. ka tollovi nëpër shitore, ka kërkesë të madhe, ky edhe ishte qëllimi i projektit dhe mendoj se ësjtë mjaft i suksesshëm", deklaroi Andonovski, pas promovimit të ui-fi zonës me internet pa pagesë në Fakultetin filozofik - Shkup.
Në pyetjen e gazetrëve, Andonovski paralajmëroi se përfundimi i ndërtimeve në ndërtesat e Fakultetit për kulturë fizike (FKF) dhe Fakultetit për teknologji informatike (FTI) të cilat me vite janë në fazë të karabinës, do të fillojë në vitin 2026 apo 2027.
"Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon në revizion të projektit. Pas përfundimit të revizionit sepse duhet të revidohet i tërë objekti i cili është lënë pas dore për fat të keq për shkak të moskujdesit të pushtetit të kaluar tashmë 10 vite, shpresoj se do të fillojë procesi i rinovimit. Pres që kjo të fillojë në vitin 2026 apo 2027 dhe to të përfundojë deri në fund të mandatit", deklaroi Andonovoski.
Lidhur me mbrojtjen e adresave elektronike të shkollave, pas rasteve të kohëmëparshme me paraqitjet për bomba, i përsëriti udhëzimet të respektohen protokollet për sjellje dhe të mos përdoren adresa private por zyrtaret të shkollave dhe të MASH-it. ab/
foto: МIА