• петок, 05 декември 2025

Janevska: Vauçerët për e-pajisje dedikohen vetëm për studentë të studimeve universitare

Janevska: Vauçerët për e-pajisje dedikohen vetëm për studentë të studimeve universitare

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Pas konstatimeve se studentët e regjistruar në studime master (pasuniversitare) kanë arritur të paraqiten për ndarje të vauçerëve prej 15.300 denarë për blerje të pajisjeve elektronike, edhe pse projekti qeveritar dedikohet për studentë të regjistruar në ciklin e parë të studimeve, ministrja Vesna Janevska sot tha se ligji është i qartë dhe i përket studentëve të studimeve universitare.

"Edhe një herë do të rikujtoj se ky është aksion i Sekretariatit të përgjithshëm (të Qeverisë). Ne jemi ndërmjetës në realizimin e të drejtave të studentëve. Ligji thotë se të drejtë për vauçerë kanë studentët e studimeve universitare dhe të studimeve të integruara deri në 29 vjeç. Ky është ligji edhe sipas tij studentët do t'i marrin vauçerët", tha Janevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të fushatës kundër diskriminimit në futboll.

Aplikimi për furnizim të pajisjeve elektronike ka filluar të hënën, 17 nëntor. Me vauçerin prej 250 euro, stuentët që do të paraqiten në thirrjen mund të blejnë pajisje elektronike - laptop, tableta ose kompjuter personal.

Siç është theksuar në thirrje, mund të aplikojnë studentët deri në moshën 29 vjeçare, të cilët kanë regjistruar semestër në vitin shkollor 2025/2026 në studime unoversitare në fakultetet shtetërore ose private. Aplikimi është në linkun: https://vlada.mk/mk-MK/odnosi-so-javnost/soopstenija/vlada-zapocna-apliciranjeto-za-elektronski-vauceri-za-studenti-preku-nacionalniot-portal-za-e-uslugi  mb/

Foto: MIA

Остани поврзан