Janevska: Studentët këtë muaj do t'i marrin mjetet për shujtën studentore
- – Për fat të keq, disa fakultete nuk i regjistruan studentët e tyre të rregullt dhe për këtë lëshim nuk ka kthim prapa. Por, për muajin e ardhshëm ata do t’i marrin mjetet, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pas reagimeve nga studentët se për shkak të mos përditësimit të listave në disa fakultete nuk mundën të aplikonin për shujtë të subvencionuar studentore dhe t’i marrin paratë.
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) – Për fat të keq, disa fakultete nuk i regjistruan studentët e tyre të rregullt dhe për këtë lëshim nuk ka kthim prapa. Por, për muajin e ardhshëm ata do t’i marrin mjetet, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pas reagimeve nga studentët se për shkak të mos përditësimit të listave në disa fakultete nuk mundën të aplikonin për shujtë të subvencionuar studentore dhe t’i marrin paratë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ministrja tha se MASH ka kontaktuar me fakultetet dhe ka kërkuar përditësim të listave.
“Për dallim nga muaji i kaluar, këtë muaj kemi numër shumë më të madh të studentëve të cilët do të marrin shujtë studentore”, tha Janevska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para solemnitetit me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Byrosë për Zhvillim të Arsimit.

Në lidhje me mangësitë e zbuluara nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari te një numër i madh i dyqaneve për sandviçë në afërsi të shkollave dhe si mund të ndikojë MASH, Janevska u përgjigj se Ministria nuk ka kompetenca për këtë “as kush hapë, as ku hapë”.
“Institucione të tjera kujdesen për këtë. Por ajo që ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës po bëjmë dhe ajo që do të bëjmë në të ardhmen është futja e programeve për një jetë të shëndetshme, ushqyerje të shëndetshme dhe luftën kundër obezitetit, diabetit etj. Në Shkencat Natyrore, kemi futur tema për ushqyerje të shëndetshme, dhe gjithashtu kemi aktivitete të lira, lëndë zgjedhore, projekte me organizata partnere që theksojnë një stil jetese të shëndetshëm, luftën kundër alkoolit, duhanit, abuzimit me drogën, kundër agresionit në shkolla etj. Ne kemi shumë programe të tilla dhe do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për këtë”, shtoi Janevska. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s