Janevska për shitjen e vauçerëve: Vauçerët u premtuan, u takon studentëve të vendosin se çfarë do të bëjnë me to
- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska e pyetur për rastet kur studentët të cilët kanë marrë vauçerë për blerje të pajisjes elektronike, ndërsa pastaj i shesin, tha se projekti është premtuar dhe realizuar, ndërsa në ndërgjegjen e studentëve është se si do të veprojnë me to.
Shkup, 19 nëntor 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska e pyetur për rastet kur studentët të cilët kanë marrë vauçerë për blerje të pajisjes elektronike, ndërsa pastaj i shesin, tha se projekti është premtuar dhe realizuar, ndërsa në ndërgjegjen e studentëve është se si do të veprojnë me to.
"Projekti u premtua. Vauçerët u premtuan për studentët dhe zakonisht atë që kemi premtuar, e përmbushim. Ka studentë të shkathët që përpiqen disi ta bëjnë jetën e tyre më të lehtë në mënyra të ndryshme. Ne nuk mund ta përballojmë këtë. Ne përballojmë duke futur vlera të reja, programe të reja, tema të reja për përpunim e kështu me radhë në sistemin arsimor. Mbetet që ndërgjegjja dhe vetëdija e tyre të vendosin se çfarë do të bëjnë me vauçerët", u përgjigj Janevska në një pyetje gazetareske gjatë festimit të 70-vjetorit të Shkollës së Mesme Shtetërore me Qendër Burimesh - "Partenija Zografski" në Shkup.
Kompetentët informojnë se do të ndahen vauçerë me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike. Janevska në "Fejsbuk" publikoi se 55 mijë studentë do të marrin nga 15.300 denarë për blerjen e pajisjes elektronike.
"Thirrja është shpallur dhe mund të aplikohet përmes portalit uslugi.gov.mk, më së voni deri më 20.12.2025. U bëj thirrje studentëve të aplikojnë dhe ta realizojnë të drejtën e tyre", bëri thirrje ministrja. sa/
Foto: Fejsbuk" - faqja e ministres së arsimit dhe shkencës Vesna Janevska