• петок, 05 декември 2025

Janevska në kongres global për popullsi, shëndet dhe zhvillim njerëzor në Kajro

Janevska në kongres global për popullsi, shëndet dhe zhvillim njerëzor në Kajro

Shkup, 12 nëntor 2025 (MIA) - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, prej sot deri më 15 nëntor do të marrë pjesë në "Kongresin global për popullsi, shëndet dhe zhvillim njerëzor", , i cili mbahet për herë të tretë në Kajro nën patronazhin e presidentit të Egjiptit, Abdel Fatah El-Sisi.

Janevska, siç kumtuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do të jetë pjesë e disa panel diskutimeve kushtuar temave për zhvillimin njerëzor, zhvillimin dhe zbazimin e inovacioneve me theks në intelegjencës artificiale. Ajo do të ketë edhe fjalim hyrës në sesion kushtuar arsimit joformal si koncept i të mësuarit gjatë gjithë jetës. 

Gjatë kongresit, ministrja do të realizojë një takim dypalësh me ministrin egjiptian të Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore, Mohamed Ajman Ashur, informojnë nga MASH. ls/ 

 

Остани поврзан