• четврток, 04 декември 2025

Janevska në Bruksel: janë realizuar mbi 80 për qind e detyrave në Planin e Veprimit 2024–2025 të Strategjisë për Specializim Intelegjent të Maqedonisë

Janevska në Bruksel: janë realizuar mbi 80 për qind e detyrave në Planin e Veprimit 2024–2025 të Strategjisë për Specializim Intelegjent të Maqedonisë

Bruksel, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Qeveria është e vendosur fuqimisht ta zbatojnë Strategjinë për Specializimin intelegjent të Maqedonisë, e cila do të mundësojë të ndërtojmë shoqëri të bazuar në dije dhe inovacion, ndërsa Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian mbetet partneri ynë më i rëndësishëm në përmbushjen e këtij qëllimi. Jemi mirënjohës për mbështetjen e deritanishme dhe i pranojmë të gjitha sugjerimet për përmirësimin e politikave të ardhshme të lidhura me zhvillimin e shkencës dhe inovacionit.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof.Dr. Vesna Janevska, në konferencën për procesin e specializimit intelegjent të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet sot në Bruksel, organizuar nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e Komisionit Evropian, ku ajo i prezantoi rezultatet e deritanishme nga zbatimi i Planit të Veprimit 2024–2025 të Strategjisë për Specializimin Intelegjent të shtetit.

Plani i Veprimit për periudhën 2024–2025 përfshin 35 masa dhe 63 aktivitete me buxhet prej 6,1 milionë euro. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e përfshirë në 31 aktivitete , ndërsa sipas analizës, deri tani janë realizuar mbi 80 për qind e detyrimeve të parashikuara,” theksoi Janevska, duke shtuar se plani i ri i veprimit për periudhën 2026–2027 është në përgatitje dhe se në të do të integrohen rekomandimet e Qendrës së Përbashkët Kërkimore të KE-së për forcimin e qëndrueshmërisë financiare, angazhimin e sektorit privat dhe përmirësimin e mekanizmave për monitorimin dhe vlerësimin e Strategjisë për Specializimin Intelegjent.

Ministrja theksoi se këtë vit Qeveria pothuajse e ka dyfishuar buxhetin për shkencë dhe kërkime krahasuar me vitin 2024, ka financuar zbatimin e projekteve të institucioneve publike shkencore dhe të arsimit të lartë, të ASHAM-it dhe komunitetit të biznesit, të cilat janë të lidhura ngushtë me objektivat e Strategjisë për Specializimin Intelegjent, si edhe se është miratuar Ligji i ri për Veprimtarinë Inovative, Zhvillimin Shkencor-Teknologjik dhe ndërmarrësinë, mbi bazën e të cilit është themeluar edhe Agjencia e re Kombëtare për Inovacione dhe Ndërmarrësi – INOVA. Në proces përgatitjeje janë edhe Ligjet e reja për Arsimin e Lartë dhe për Veprimtarinë Kërkimore- Shkencore. rq/

Foto: MASH

Остани поврзан