Janevska: Debati për konceptin për arsim të mesëm do të vazhdojë, propozimet janë në përgjithësi për numër të rritur të orëve
- Për propozimet dhe kërkesat që arrijnë lidhur me konceptin për reforma në arsimin e mesëm po diskukutohet. Debati publik ende zgjat edhe pse debati onlajn është mbyllur. Janë planifikuar vizita dhe takime, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesnka Janevska.

Shkup, 13 shkurt 2025 (MIA) - Për propozimet dhe kërkesat që arrijnë lidhur me konceptin për reforma në arsimin e mesëm po diskukutohet. Debati publik ende zgjat edhe pse debati onlajn është mbyllur. Janë planifikuar vizita dhe takime, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesnka Janevska.
Programet mësimore do të ndërrohet nga shtatori dhe nxënësit nga shtatori, tha ajo "do të kenë libra të rinj për arsimin e mesëm".
"Për koncentin do të kemi afërsisht një vit kohë që ta bëjmë ashtu siç duhet të duket dhe të jetë adekuate e programeve nga Bashkimi Evropian për gjimnazistët tanë, që do ta vazhdojnë shkollimin këtu, ndërsa një pjesë e tyre edhe jashtë vendit, që të mgatshëm në nivelin përkatës për arsimin e mëtutjeshëm", tha Janevska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas hapjes së klubit "Inovatorium" në Titan USJE.
Propozimet që kanë arritur në Byronë për Zhvillim të Arsimit, "kanë të bëjnë në përgjithësi me numrin e rritur të orëve të çdo lëndëve dhe plotësim të lëndëve plotësuese". Nëse merren parasysh ato propozime, nxënësit do të qëndronin në shkollë edhe deri në 11 orë.
"Kur Byroja bëri orarin e orëve, sipas kërkesave të komunitetit profesional, shoqatave të mësuesve, rezultoi se nxënësit çdo vit, nga viti i i parë deri në të katërtin, duhet të jenë në shkollë të paktën 10 deri në 11 orë. Për të shmangur konfuzionin - 10 deri në 11 orë në ditë pune. Kjo nuk është e mundur dhe më vjen keq që nuk do të realizojmë pikërisht ashtu siç e imagjinojmë individualisht. E gjithë kjo do të duhet të analizohet dhe të kombinohet. Po, fëmijët tanë duhet të jenë më gjatë në shkollë, këtë e propozon si projekt Qeveria, por nuk mund të jenë në shkollë 11 orë në ditë", theksoi ministrja, duke shtuar se përveç mësimit duhet të kenë edhe aktivitete jashtëshkollore.
Janevska theksoi se për momentin në 141 shkolla të vendit është vendosur mësimi vetëm në një turn - proces që vijon paralelisht me projektin për opzimizmin e rrjeteve shkollore, gjegjësisht numrin e vogël të nxënësve, që janë të izoluar në shkollat rajonale, të zhvendosen në shkollat qendrore. Po bëhetn plane për këtë qëllim për rindërtim të shkollave ose në disa komuna si Aerodromi, Kisella Voda dhe Çairi ndërtime të objekteve të reja shkollore. mb/
Foto: MIA