• сабота, 22 февруари 2025

Janevska: Asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë me konceptin e ri për arsim gjimnaz

Janevska: Asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë me konceptin e ri për arsim gjimnaz

Shkup, 30 janar 2025 (MIA)  - Asnjë mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë me konceptin e ri për reforma në arsimin gjimnaz. I gjithë draft-koncepti është bërë me qëllim që asnjë mësimdhënës të mos mbetet pa punë, përkundrazi, ata do të angazhohen më shumë që nxënësit tanë në testimet për PISA të ecin të paktën dy shkallë më lartë, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Daniella Nikollova nga LSDM, e cila akuzoi se i gjithë koncepti bëhet pa debat publik dhe se do të ndërmarrë përgjegjësi për, siç tha, “shkatërrimin e mendimit kritik në arsim”. 

Janevska tha se nuk është e saktë se draft-koncepti nuk është vendosur para publikut të gjerë. 

“Nuk është e saktë se nuk ka debat publik, isha në Fakultetin Filozofik dhe u takova me përfaqësues të tyre – aty ishin dekanë, udhëheqës të Psikologjisë, të Sociologjisë..., biseduam, diskutimi ishte konstruktiv nga pikëpamja ime. Nuk është në pyetje vetëm mendimi profesional, por se pas atij diskutimi ajo që paraqitet në shtyp ka prapavijë tjetër. U morëm vesh që në afat prej tetë deri dhjetë ditë të japin propozim se si duhet të jetë koncepti”, tha Janevska. 

Theksoi se me përgjegjësi të plotë do ta mbrojë atë koncept, por se nuk u arrit konsensus dhe më tutje do të bisedohet, sepse, theksoi, arsimi në gjimnaz nuk është reformuar 24 vjet. 

“Do të dal përsëri në terren dhe do të takohem me përfaqësues të mësimdhënësve dhe nxënësve, deri tani nxënësit nuk kanë gjetur asnjë ankesë. Koncepti i arsimit të mesëm nuk ka ndryshuar për 24 vjet, nxënësit po mësojnë duke përdorur tekste shkollore 24 vjeçare. Ju kërkoni të mos ndryshojë asgjë, të vazhdojmë kështu që nxënësit tanë të kenë të njëjtat rezultate kur të bëjnë testet PISA. Numri i orëve të lëndëve shoqërore deri më tani nuk i ka bërë nxënësit tanë më të lartë në shkallën e testimit PISA”, theksoi Janevska.

Potencoi se të gjitha lëndët zgjedhore, çdo aktivitet shtesë i mësimdhënësit do të vlerësohet dhe nëse ka 16 orë për lëndën dhe 4 orë cilado lëndë tjetër zgjedhore, ajo do t’i vlerësohet si orë. Përsëriti se nuk ka rrezik se mësimdhënësit do të mbesin pa punë. 

Për akuzat e deputetes se nxënësit do të mbeten pa mendim kritik me heqjen e disa lëndëve, Janevska tha se literatura botërore profesionale thotë se mendimi kritik i fëmijëve fillon kur mësojnë matematikë – matematika është mendim. 

“Programi do të pësojë ndryshime, ne do t'i dëgjojmë, do të kemi debate publike, gjithçka që duhet dhe mund të ndryshohet do të ndryshojë. Nuk mund të ketë një vend që nuk ka Fakultet Filozofik dhe nuk ka një filozofi të zhvilluar. Nga ajo që mund të shihet nga shoqëria jonë - dhe psikologjia dhe sociologjia dhe filozofia, i kërkoj që të përfshihen pak më shumë, ata janë bartësit dhe kulmi i asaj që quhet shkencë shoqërore dhe të krijojnë se si kjo shoqëri mund të ecë përpara. Nuk është e vërtetë që Fakulteti Filozofik do të mbyllet”, sqaroi ministrja.

Për atë nëse do të ndërmarrë përgjegjësi, tha se që kur e ka marrë pozitën e ministres, ajo tashmë e ka marrë përgjegjësinë. 

“Nuk ka asgjë në arsim që nuk do të shkaktojë vullkan në publik. Por shoqëria është mjaft e pjekur për të njohur atë që është në interesin e saj, në interesin e gjeneratave të reja të ardhshme. Nëse nuk dilni të mbështesni një reformë të thellë, nuk është punë e madhe, nuk do të ketë mësimdhënës të papunë, nuk do të ketë Fakultet Filozofik. Nuk ka shpjegim logjik pse ata do të protestonin kundër kësaj, le të më japin një argument, kushdo që jep argument do të pranohet, kjo do t'i nënshtrohet korrigjimeve, por kërkesa duhet të jetë e argumentuar”, theksoi Janevska.

Për të koncepti bazohet në atë që mësimdhënësit të lënë produkt pas tyre me të cilin do të krenohen. 

“Është vonë për t'i edukuar në gjimnaz, edukimi fillon në kopsht. Në gjimnaz fokusohen te shkencat, këtë e thotë letërsia botërore. Etika dhe logjika fillimisht mësohen në shtëpi, në kopsht, në shkollën fillore dhe në gjimnaz duhet të kenë një sasi të caktuar se si të mendojnë në mënyrë kritike. Kur analizoni leximet, a nuk mësohet të menduarit kritik? A nuk ka mendim kritik në kimi? Nuk them se do t'ua mohojmë këtë, por mënyra se si duhet të mësojnë mësuesit, metodat që duhet të përdorin duhet të jenë shumë të ndryshme, klasa duhet të riorganizohet”, vlerësoi ministrja.

Deputetja e LSDM-së, Nikollova tha se është e saktë se duhet të ketë reforma, por e rëndësishme është mënyra në të cilën ato do të realizohen, duke potencuar se nevojitet debat publik. 

“Është e saktë se duhet të kemi inovatorë, por përveç kësaj kemi edhe komponentë arsimore dhe edukative në shkolla, duhet t’i arsimojmë dhe të bëhen njerëz. Ndërsa ju vlerësoni se etika duhet të mësohet nga shembuj personalë, gjegjësisht si duhet të sillen mësimdhënësit. Fola për atë se sa do t’i aftësojmë të kenë mendim kritik”, shtoi Nikollova. 

Lidhur me pagat e mësimdhënësve, ajo e akuzoi Janevskën, se tjetër qëndrim ka përfaqësuar derisa ishte në opozitë, ndërsa tani ka tjetër qëndrim kur është në pozitë. 

Koncepti i arsimit në gjimnaz është i hapur për komente publike deri më 31 janar. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

Остани поврзан