• сабота, 23 ноември 2024

Janë sekuestruar dy vila në Tiranë në pronësi të bashkëshortes së Ilir Metës, Monika Kryemadhi dhe nënës së saj

Janë sekuestruar dy vila në Tiranë në pronësi të bashkëshortes së Ilir Metës, Monika Kryemadhi dhe nënës së saj

Tiranë, 20 nëntor 2024 (MIA) - Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ndërsa me urdhër të Gjykatës së Posaçme, janë sekuestruar një pjesë e pasurisë në pronësi të bashkëshortes së Ilir Metës, Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatime Kryemadhi.  

“Gjykata e Posaçme për Luftën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sot sekuestrimin e një pjese të pasurisë së deputetes Monika Kryemadhi dhe nënës së saj Fatima Kryemadhi. Bëhet fjalë për dy vila në vendin ‘Selita’ në Tiranë, me sipërfaqe 898 metra katrorë, të dyja me sipërfaqe 449 metra katrorë”, njoftoi gjykata.

Shtohet se pas zbatimit të urdhrit të Gjykatës së Posaçme, prona e sekuestruar është vendosur në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga policia gjyqësore, si dhe janë njoftuar edhe pronarët e pronës.

Meta dhe Kryemadhi, të cilët janë në proces të ndarjes, akuzohen nga SPAK se gjatë kryerjes së detyrës në të kaluarën ishin të përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. 

Në një rast, Meta tha në një deklaratë se nuk ka asnjë pronë dhe se gjithçka është në emër të Monikës, ndërsa pas paraqitjes së parë në SPAK ka bërë kërkesën për divorc, pas së cilës ka qëndruar në hapësirat e Partisë së tij të Lirisë.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Meta ishte arrestuar më 21 tetor. Dy ditë më vonë i ishte shqiptuar masa e paraburgimit, të cilën po e vuan në burgun “313” në Tiranë, i cili konsiderohet si burg me siguri të lartë. 

Gjykata e hodhi poshtë edhe kërkesën e Kryemadhit, të cilës, për shkaqe shëndetësore, gjykata i ka shqiptuar masën “detyrim për paraqitje”. fc/

Остани поврзан