Ministrat e G7 do të bisedojnë për urdhër arrestet e GJNP-së javën e ardhshme
- Ministrat e G7 në takimin në Itali javën e ardhshme do të diskutojë për urdhrin për arrestim të Benjamin Netanjahut nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, tha kryeministrja Xhorxha Meloni, duke theksuar se çështja kërkon analizë shtesë.
Romë, 22 nëntor 2024 (MIA) - Ministrat e G7 në takimin në Itali javën e ardhshme do të diskutojë për urdhrin për arrestim të Benjamin Netanjahut nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, tha kryeministrja Xhorxha Meloni, duke theksuar se çështja kërkon analizë shtesë.
Izraeli dhe aleatët e tij dënuan vendimin e GJNP-së të enjten për të lëshuar një urdhër arrest për kryeministrin izraelit, edhe pse Turqia - dhe grupet për të drejtat e njeriut, e përshëndetën hapin.
Qeveria e koalicionit të djathtë të Melonit duket e ndarë, raportojnë mediat italiane.
Ministri i Mbrojtjes, Guido Kroseto të enjten tha se Italia do të duhej të arrestonte kryeministrin izraelit nëse ai viziton vendin, ndërsa zëvendës kryeministri i Melonit, Mateo Salvini, tha se Netanjahu do të ishte i mirëpritur në Itali. bsh/
Foto: EPA