Janë rritur çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregje e huaja
- Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja në shtator të vitit 2025 janë rritur për 0,2 për qind krahasuar me muajin e kaluar edhe për 3,9 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Shkup, 10 nëntror 2025 (MIA) - Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja në shtator të vitit 2025 janë rritur për 0,2 për qind krahasuar me muajin e kaluar edhe për 3,9 për qind në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregjet e huaja në shtator të vitit 2025 krahasuar me muajin e kaluar u ulën në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve për 0.7%, dhe në sektorin e industrisë përpunuese janë rritur për 0.2%.
Në shtator 2025 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e shitjes së produkteve industriale në tregjet e huaja në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve janë rritur për 1.5%, dhe në sektorin e industrisë përpunuese me 4.1%. mb/
Foto: MIA