• сабота, 10 јануари 2026

Janë duke u bërë analiza se cilat çmime mund të kufizohen, pa pasur disbalancë në treg

Janë duke u bërë analiza se cilat çmime mund të kufizohen, pa pasur disbalancë në treg

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Ne do të bëjmë gjithçka që mund të kufizojë çmimin, ndërsa që nuk do të ndikojë në disbalancën në treg, sepse e kemi konfirmuar dhe treguar se mund të bëhet, ndërsa të mos ketë mungesë në tre, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

"Ne bëjmë analiza për të gjitha produktet, disa nga ato analiza janë gati, por duhet të koordinohen me ministritë e tjera. Për momentin, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave janë duke punuar, normalisht në bashkëpunim me prodhuesit dhe përpunuesit, në mënyrë që të merren vendime që do të jenë të mira dhe në interes të qytetarëve, por edhe të punësuarve në fabrikat që prodhojnë”, tha Kovaçevski në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në Shkup.

За се она на што може да се ограничи цената, а што нема да влијае на дисбаланс на пазарот ние тоа ќе го направиме, бидејќи потврдивме и покажавме дека може да се направи, а притоа да нема нед
Фото: МИА

Ai shtoi se nuk mund të thuhet se për një grup produktesh mund të ketë një masë, sepse, siç tha, në çdo produkt ekzistojnë artikuj nga të cilat një pjesë prodhohet këtu tek ne, ndërs anjë pjesë importohet.

"Prandaj edhe kur t'i shni masat për bukën, e dini se për cilat lloje buke është ngrirë çmimi. Po ashtu, kur flasim për pastat, dihet se për cilat lloje të pastave është ulur çmimi për 15 për qind dhe po aq për produktet e qumështit ku është ulur për 10 për qind", saktëson Kovaçevski. ls/

Фото: Принтскрин

Остани поврзан