• четврток, 26 март 2026

Izraeli filloi valë të re të sulmeve ndaj Iranit

Izraeli filloi valë të re të sulmeve ndaj Iranit

Tel Aviv, 6 mars 2026 (MIA) - Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) herët në mëngjes njoftuan se kanë filluar me sulme të reja ndaj infrastrukturës në Iran.

"IDF filloi valë të re të sulmeve ndaj infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në Teheran", kumtoi ushtria në "Telegram".

Izraeli, i cili e sulmon Iranin nga dita e shtunë, kumtoi se po kalon në fazën e ardhshme të konfliktit të armatosur.

"Në këtë fazë, në mënyrë shtesë do ta çmontojmë regjimin dhe kapacitetet e tij ushtarake", tha shefi i Shtatëmadhorisë, Ejal Zamir.

Ai, po ashtu paralajmëroi "befasi të mëtejme" për operacionet e ardhshme në Iran, pa saktësuar për çka bëhet fjalë.

Si përgjigje ndaj sulmeve amerikane dhe izraelite, Irani filloi sulme ndaj caqeve në vendet e Gjirit Persik, duke përfshirë edhe bazat ushtarake amerikane dhe zyret diplomatike. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан