• четврток, 16 април 2026

Parlamenti iranian përgatit ligj për pagesë për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

Parlamenti iranian përgatit ligj për pagesë për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit

Teheran, 26 mars 2026 (MIA) - Parlamenti i Iranit planifikon të miratojë një ligj për pagesë për kalim nëpër Ngushticën e Hormuzit, njoftuan sot mediat iraniane.

Sipas autoriteteve iraniane, me ligjin duhet të "sigurohet siguria e anijeve që kalojnë" nëpër Ngushticën e Hormuzit, por nuk theksuan se sa do të kushtonte. 

Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi mbrëmë deklaroi se Irani deri më tani ka pranuar kërkesa për të kaluar nëpër ngushticë nga vende të tilla si Kina, Rusia, Pakistani, Iraku dhe India.

Ai theksoi se Ngushtica e Hormuzit, nga perspektiva iraniane, "nuk është plotësisht e mbyllur, por është e mbyllur për armiqtë". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан