• четврток, 16 април 2026

Putin: Pasojat nga lufta në Iran mund të jenë si pasojat nga pandemia

Putin: Pasojat nga lufta në Iran mund të jenë si pasojat nga pandemia

Moskë, 26 mars 2026 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se është e vështirë të parashikohen pasojat e konflikteve në Lindjen e Mesme, por se ndikimi i tyre potencial është tashmë i krahasueshëm me pasojat e pandemisë Kovid-19.

Sipas tij, konflikti po shkakton dëme të konsiderueshme në logjistikën ndërkombëtare, prodhimtarinë dhe zingjirët e furnizimit, ndërsa në të njëjtën kohë po i vë nën presion të rëndë kompanitë në sektorët e hidrokarbureve, metaleve dhe plehrave.

"Është ende e vështirë të parashikohen me saktësi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme", tha Putin në fjalimin para liderëve të biznesit në Moskë. "Më duket se edhe ata që janë të përfshirë në konflikt nuk mund të parashikojnë asgjë, dhe kjo është edhe më e vështirë për ne."

"Megjithatë, tashmë ka vlerësime që i krahasojnë me epideminë e koronavirusit", shtoi Putin. "Do t'ju kujtoj se ajo ka ngadalësuar në mënyrë dramatike zhvillimin e të gjitha rajoneve dhe kontinenteve, pa përjashtim."  ls/

Foto: EPA 

 

Остани поврзан