• среда, 15 април 2026

Një tërmet i fuqishëm godet pjesën veriore të Italisë

Një tërmet i fuqishëm godet pjesën veriore të Italisë

 Romë, 26 mars 2026 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua sot, në orën 9:40 të mëngjesit, në Italinë veriore.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 26 kilometra në veri të Pratos, raportoi N1.

 Edhe dje në veri të Italisë u regjistrua tërmet, me magnitudë 4.0 ballë. Epiqendra ishte në një thellësi prej nëntë kilometra, rreth 11 kilometra në juglindje të La Specias dhe rreth 60 kilometra në veriperëndim të Livornos.

 Foto: Iks

 

Остани поврзан