• сабота, 21 февруари 2026

Izraeli e ndalon punën e "Mjekë pa kufij" në Gaza

Izraeli e ndalon punën e

Tel Aviv, 1 shkurt 2026 (MIA) - Izraeli sot kumtoi se ka për qëllim ta ndalë punën e organizatës humanitare "Mjekë pa kufij" (MSF) në Rripin e Gazës.

Ministria e Diasporës kumtoi se ka ndërmarrë "hapa për ndërprerje të aktiviteteve të `Médecins Sans Frontières` në Rripin e Gazës".

Si arsye citohet gjoja shkelja e procedurës së re për regjistrim, me ç'rast organizata është akuzuar se nuk ka dorëzuar listë me personelin lokal palestinez, raportoi DPA.

Prandaj, "Mjekë pa Kufij" duhet të largohen nga Rripi i Gazës jo më vonë se 28 shkurt.

Sipas Ministrisë, procedura e re e regjistrimit synon të "mundësojë punën legjitime humanitare, por edhe të parandalojë keqpërdorimin e strukturave humanitare për aktivitete armiqësore dhe terrorizëm". Rregullorja zbatohet për të gjitha organizatat humanitare që veprojnë në rajon.

Të premten, organizata Mjekë pa Kufij tha se kishte vendosur të mos u jepte autoriteteve izraelite një listë të stafit të saj palestinez dhe ndërkombëtar.

Vendimi, sipas organizatës, vjen pas disa muajsh përpjekje të pasuksesshme për të vendosur dialog me autoritetet izraelite me qëllim ofrimin e garancive për sigurinë e personelit të tyre. sa/

foto: arkivi

Остани поврзан