• недела, 22 март 2026

Izraeli dhe SHBA-ja dukshëm do t'i shtojnë sulmet ndaj Iranit, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes

Izraeli dhe SHBA-ja dukshëm do t'i shtojnë sulmet ndaj Iranit, deklaroi ministri izraelit i Mbrojtjes

Tel-Aviv, 21 mars 2026 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac sot deklaroi se Izraeli dhe SHBA-ja dukshëm do t'i intensifikojnë sulmet e veta ndaj Iranit në ditët në vijim, lajmëroi DPA.

Kac pas konsultimeve me përfaqësues të lartë ushtarakë në shtabin e armatës në Tel-Aviv deklaroi se sulmet do të kahëzohen drejt kryesisë iraniane.

Izraeli është i vendosur ta vazhdojë fushatën e vet kundër strukturës së fuqisë në Iran, me qëllim të "ekzekutimit të komandantëve të vet dhe shkatërrimit të kapaciteteve të veta strategjike" gjithnjë derisa nuk mënjanohen të gjitha kërcënimet për sigurinë e Izraelit dhe interesave të SHBA-së në rajon, shtoi Kac.

Paraprakisht, presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se po mendon për ndërprerje të fushatës kundër Iranit, duke shtuar se SHBA-ja është afër arritjes së qëllimeve të veta në konflikt. ab/

 

Остани поврзан