• сабота, 22 февруари 2025

Iskra Roso për MIA-n: Jam arrestuar nga policia në Beograd pa ndonjë shpjegim të qartë, më është shqiptuar ndalesë një vjeçare për hyrje në Serbi

Iskra Roso për MIA-n: Jam arrestuar nga policia në Beograd pa ndonjë shpjegim të qartë, më është shqiptuar ndalesë një vjeçare për hyrje në Serbi

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) – Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Mbështetje të Personave me Nevoja të Veçanta SOLEM, Iskra Roso është shtetasja maqedonase dhe përfaqësuese e sektorit joqeveritar e cila ishte arrestuar dhe dëbuar nga policia serbe dhe ishte deportuar nga Serbia në Maqedoni të Veriut.

Në një deklaratë me shkrim për MIA-n, ajo tregon se më 21 janar të këtij viti, gjatë pjesëmarrjes së saj në trajnimin për strategjitë e gjenerimit të të hyrave për organizatat jofitimprurëse, i cili u mbajt nga 20 deri më 21 janar në Beograd, është përballur me një incident të papritur kur, pasi u kthye në hotel, ajo është arrestuar nga policia pa një shpjegim të qartë. Roso thotë se më vonë mësoi se asaj i ishte shqiptuar një ndalesë 12-mujoroe për hyrje në Serbi bazuar në Ligjin për të Huajt.

"Pas kthimit në hotelin ku po qëndroja, u ndalova nga policia dhe së bashku me disa pjesëmarrës të tjerë u transferova në stacionin policor pa një shpjegim të qartë. Më vonë mësova se më është shqiptuar ndalesa e hyrjes në Serbi për 12 muaj, bazuar në nenin 78 të Ligjit për të Huajt. Gjatë procesit nuk mora asnjë shpjegim për ndalesën, gjë që rriti edhe më shumë pasigurinë dhe ankthin tek unë dhe pjesëmarrësit e tjerë. Edhe pse duhet të përmend se policia në Beograd është sjellë jashtëzakonisht profesionale. Tashmë kam dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup për të marrë informacione për arsyet e dhënies së ndalesës për hyrje, po ashtu jam duke përgatitur një proces për ankesë ndaj vendimit", tha Roso në deklaratë për MIA-n.

Mediat e Ballkanit shkruajnë se natën ndërmjet 21 dhe 22 janarit në Beograd gjithsej 13 shtetas të huaj nga Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Moldavia, Rumania, Austria dhe Çekia, ishin arrestuar, ndërsa pastaj edhe dëbuar nga Serbia pa sqarim. Ata ishin pjesë e akademisë Erste për organizata joqeveritare, në organizim të fondacionit Erste. Pjesëmarrësit janë arrestuar natën nga hoteli në të cilin ishin akomoduar në Beograd pa sqarim, ndërsa pasi ishin mbajtur disa orë menjëherë duhej të largoheshin nga Serbia. Gjatë kësaj ata kishin marrë edhe kërcënime dhe ndalesë që për një vjet të hyjnë në vend.

Në Beograd dhe Serbi këto ditë po zhvillohen protesta kundër presidentit dhe qeverisë aktuale. Një grevë e përgjithshme ose “mosbindje e përgjithshme civile” fillon sot në Serbi, ku qytetarët u bëjnë thirrje studentëve që organizojnë bllokadë t'ju bashkohen atyre. ls/

Foto: Iskra Roso

 

Остани поврзан