Iskra Roso nga Shoqata SOLEM nga Shkupi në mesin e aktivistëve të dëbuar nga Beogradi
- – Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Mbështetje të Personave me Nevoja të Veçanta SOLEM, Iskra Roso është shtetasja maqedonase dhe përfaqësuese e sektorit joqeveritar e cila ishte arrestuar dhe dëbuar nga policia serbe dhe ishte deportuar nga Serbia në Maqedoni të Veriut, informon MIA.

Shkup, 24 janar 2025 (MIA) – Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Mbështetje të Personave me Nevoja të Veçanta SOLEM, Iskra Roso është shtetasja maqedonase dhe përfaqësuese e sektorit joqeveritar e cila ishte arrestuar dhe dëbuar nga policia serbe dhe ishte deportuar nga Serbia në Maqedoni të Veriut, informon MIA.
Sipas informacioneve me të cilat disponojmë, ajo ishte marrë nga hoteli ku po qëndronte në Beograd pa sqarim.
Mediat e Ballkanit shkruajnë se natën ndërmjet 21 dhe 22 janarit në Beograd gjithsej 13 shtetas të huaj nga Kroacia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Moldavia, Rumania, Austria dhe Çekia, ishin arrestuar, ndërsa pastaj edhe dëbuar nga Serbia pa sqarim. Ata ishin pjesë e akademisë Erste për organizata joqeveritare, në organizim të fondacionit Erste. Pjesëmarrësit janë arrestuar natën nga hoteli në të cilin ishin akomoduar në Beograd pa sqarim, ndërsa pasi ishin mbajtur disa orë menjëherë duhej të largoheshin nga Serbia. Gjatë kësaj ata kishin marrë edhe kërcënime dhe ndalesë që për një vjet të hyjnë në vend. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s