"Ishte vetëm një aksident" i Panahit hap edicionin e 24-t të Festivalit të filmit evropian – CINEDAYS
- Me shfaqjen e filmit "Ishte vetëm një aksident" në regji të Xhafar Panahit, fitues i Çmimit Palma e Artë në Festivalin e Kanës, dhe "Njeriu i ortekeve" nga Slobodanka Rudin, një film për një nga muzikantët dhe bateristët më të mirë në ish-Jugosllavi, Dragolub Gjuriqiq, sonte në kinemanë Frosina në Qendrën Kulturore të Maqedonisë në Shkup do të hapet edicioni i 24-të i Festivalit të Filmit Evropian – CINEDAYS.
Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Me shfaqjen e filmit "Ishte vetëm një aksident" në regji të Xhafar Panahit, fitues i Çmimit Palma e Artë në Festivalin e Kanës, dhe "Njeriu i ortekeve" nga Slobodanka Rudin, një film për një nga muzikantët dhe bateristët më të mirë në ish-Jugosllavi, Dragolub Gjuriqiq, sonte në kinemanë Frosina në Qendrën Kulturore të Maqedonisë në Shkup do të hapet edicioni i 24-të i Festivalit të Filmit Evropian – CINEDAYS.
Sipas organizatorëve, tetë seleksionet, mbi 60 filma, që shënuan vitin aktual të filmit evropian, dhe punëtoria kryesore "Marketingu i filmit", janë shenja faktografike të edicionit të këtij viti të CINEDAYS, i cili do të mbahet deri më 10 dhjetor nën moton "Shihemi nga ana tjetër".
"Këtë vit, publikun nuk e çojmë në një udhëtim filmi, por e çojmë përmes një kalimi. Tipike për Dejvid Linç, të cilit ia dedikojmë këtë edicion, surreal, ëndërrimtar, i bukur dhe kontrastues. Ky kalim, pavarësisht gjithçkaje, është i pasur me filmat më të rinj dhe më të vlerësuar. Jemi të vetëdijshëm se një vend si Maqedonia, me ndikim të vogël prodhues, filmi është treguar si ambasadori më i madh, dhe për të mundësuar që krijues të tillë të lulëzojnë, por edhe për një publik kaq të rafinuar, jemi të detyruar t’i ofrojmë atë që dimë më mirë ta bëjmë, e ajo është kryesisht festivali", thotë Margarita Arsova, koordinatore programi e CINEDAYS.
Festivalin do ta hapin filmat "Ky ishte vetëm një aksident" në regji të Xhafar Panahi, fitues i Çmimit Palma e Artë në Festivalin e Kanës, dhe "Njeriu i ortekeve" nga Slobodanka Rudin, një film për një nga muzikantët dhe bateristët më të mirë në ish-Jugosllavi, Dragolub Gjuriqiq.
Selektori i programit të edicionit të 24-të të CINEDAYS është Bernd Buder, dhe këtë vit filmat do t’i shohim të strukturuar në disa seleksione: Seleksioni zyrtar, Gala programi, MK në BE, MK premiera të shkurtra, dokumentarë muzikorë, Programi SEE, Seleksioni i Dejvid Linç dhe Madedoks.
Komisioni i jurisë, i përbërë nga Sara Klimovska – aktore, Arsen Oremoviq – regjisor, Kroaci, dhe Alesh Pavlin – regjisor nga Sllovenia, do të vendosë për filmat në Konkursin zyrtar, ndërsa Ana Opaçiq – regjisore, Kroaci, Fatos Berisha – regjisor, Shqipëri, dhe Jasmina Karajloviq – producente, Mali i Zi, do të vendosin për filmat në Programin SEE.
Më 4 dhe 5 dhjetor, në klubin e QKM-së, në kuadër të mbrëmjeve SineMjuzik, organizatorët paralajmërojnë një seleksion të veçantë me rreth dhjetë banda të rinj evropianë, të mbështetur nga programi Lajvjurp. Hyrja për koncertet është falas.
Festivali do të zhvillohet në ambientet e QKM-së, në kinemanë Frosina dhe sallën Dansing 25 Maj. Biletat për edicionin e këtij viti të CINEDAYS do të kushtojnë 200 denarë për të gjitha filmat, ndërsa mund të blihen onlajn përmes bileti.mkc.mk (rekomandohet blerja onlajn), si dhe në hyrje të QKM-së.
Festivali mbështetet nga Agjencia e Filmit të RMV-së, Qyteti i Shkupit, Delegacioni i BE-së përmes programit për mbështetje të festivaleve evropiane të filmit, si dhe nga rrjeti Lajvjurop. qa/
Foto: Plakat