Ish-kryetari i komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski pohon se ka kërkuar të mos jepet leja për diskotekën "Puls"
- Mbrojtja e ish-kryetarit të Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, në gjykimin e sotëm për rastin "Puls" theksoi se aktakuza paraqet precedent në praktikën juridike, posaçërisht në pjesën e konstatimit të lidhjes shkaktuese-pasuese. Sipas tyre, Dimitrovsski jo vetëm që nuk ka pasur paramendim, por ka qenë i vetmi që ka reaguar dhe ka parashtruar kërkesë për mosdhënie të lejes për punë për diskotekën apo kabarenë që para se objekti të fillojë me punë.
Shkup, 4 dhjetor 2025 (MI)A - Mbrojtja e ish-kryetarit të Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, në gjykimin e sotëm për rastin "Puls" theksoi se aktakuza paraqet precedent në praktikën juridike, posaçërisht në pjesën e konstatimit të lidhjes shkaktuese-pasuese. Sipas tyre, Dimitrovsski jo vetëm që nuk ka pasur paramendim, por ka qenë i vetmi që ka reaguar dhe ka parashtruar kërkesë për mosdhënie të lejes për punë për diskotekën apo kabarenë që para se objekti të fillojë me punë.
Mbrojtësja e të akuzuarit të dhjetë, ratko Dimitrovski (kryetar i Komunës së Koçanit prej vitit 2012 deri në vitin 2017), avokatja Angella Sokollova, në fillim u hsprehi nguhsëllime familjeve të viktimave dhe porositi se të gjithë presim drejtësi të vërtetë, dhe se nevojitet drejtësi për Koçanin, por me atë rast askush që është fajtor të mos evitojë ndjekje, ndërkaq askush tjetër të mos dënohet padrejtësisht.
Sipas saj, parashtrohet edhe pyetja nëse mund të ekzistojë bashkëkryerje në situatën kur i akuzuari ka qenë kryetar komune në periudhën prej vitit 2012 deri në vitin 2017, ndërsa dy të kryetarët e tjerë pas tij.
Do të dëshmojmë, theksoi Sokollova, se gjoja mosveprimi nëse ka kërkuar inspektim ndërtimor nuk mund të jetë shkak për shkaktim të pasojave.
Ratko Dimitrovski, në fillim të fjalës së tij hyrëse u hsprehi ngushëllime familjeve tël viktimave, ndërsa të lënduarve rikuperim sa më të shpejtë.
Kur një organ shtetëror miraton, sipas Dimitrovskit, kryetari dhe komuna nuk kanë kompetenca ta kontrollojnë.
Dimitrovski, së bashku me ihs-kryetarët e komunës, Nikollço Ilijev dhe Ljupço Papazov, janë të akuzuar se me vetëdije dhe vazhdimisht nuk kanë vepriuar në pajtim me rreguëllat ligjore për mbrojtje, planifikim urbanistik dhe mbikëqyrje inspektuese. Edhe pse e kanë ditur se objekti Kabare Klub Puls nuk është i siguruar dhe nuk i përmbuhë kuhstet ligjore për veprimtari hotelierike, nuk kanë marrë masa për konstatim të parregullsive, sanksionim apo mbyllje të objektit.
Sipas aktakuzës, ata nuk kanë urdhëruar mbikëqyrje inpektuese, nuk kanë përgatitur programe dhe plane për punë të inspektorëve, as nuk i kanë njoftuar institucionet kompetente për punën e paligjshme të objektit. Objekti nuk ka pasur leje për rikonstruim, ridedikim apo përdorim, as parking funksional, që ka krijuar rrezik për jetën dhe shëndetin e vizitorlve dhe e pa penguar qassjen e automjeteve zjarrfikëse.
Kështu që, me mosveprim sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, Ligjit për ndërtim, Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ligjit për veprimtari hotelierike, mundësuan që të akuzuarit Dejan Jovanov dhe Grozdan Millkovski në mënyrë të paligjshme të kryejnë veprimtari hotelierike dhe të paguajnë kompensim, edhe pse objekti faktikisht ka punuar si disko klub, dhe jo is kabare. Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat e mundhsme të dëmshme, por nuk janë dakorduar me paraqitjen e tyre.
Pas pauzës, gjykimi duhet të vazhdojë me fjalët hyrëse të mbrojtjes së Ilijevit dhe Papazovit.
Paraprakisht sot, mbrojtja e inspektorëve të akuzuar ndërtimorë theksuan se "shkaku për tragjedinë nuk është për shkak të lëshimeve ndërtimore të strukturës së objektit" dhe se inspektorët "nuk kanë mundur të veprojnë sepse nuk ka pasur paraqitje apo urdhër për mbikëqyrje inspektuese". Të gjithë shprehën keqardhje dhe nguhsëllime për familjet e viktimave.
Në zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, që ndodhi më 16 mars të këtij viti, jetën e humbën 63 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, ndërsa mbi 200 u lënduan.
Gjykimin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska dhe po zhvillohet nën masa të përforcuara sigurie, me prani të të akuzuarve, familjarëve të viktimave, prokurorisë, mbrojtjes dhe gazetarëve të shumtë.
Në bankën e të akuzuarve janë 37 persona - pronarë, drejtorë, inspektorë, ish-kryetarë të komunës, sigurues dhe nëpunës shtetërorë. ab/
Фото: принтскрин