• четврток, 25 декември 2025

Ish-kryeministri pakistanez Kan dhe gruaja e tij dënohen me 17 vjet burg

Ish-kryeministri pakistanez Kan dhe gruaja e tij dënohen me 17 vjet burg

Islamabad, 20 dhjetor 2025 (MIA) – Gykata pakistaneze ka dënuar ish-kryeministrin Imran Kan dhe gruan e tij Bushra Bibi me 17 vjet burg për korrupsion në rastin e njohur si "Toshahan 2".

Kan dhe Bibi u dënuan me 10 vjet burg për shkelje penale të besimit, si dhe me shtatë vjet burgim shtesë sipas disa dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit. Ata u gjobitën gjithashtu me nga 10 milionë rupi pakistaneze (rreth 30.500 euro).

Rasti "Toshahan" ka të bëjë me mashtrime të dyshuara në lidhje me dhuratat qeveritare që Kan dhe Bibi morën nga qeveria saudite në vitin 2021. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан