Ish-presidenti i Islandës, Johaneson punon si udhëheqës turistik
- Ish presidenti i Islandës, Gudni Johaneson gjatë verës punon si udhëheqës në Parkun Kombëtar Tinvelir.
Rejkjavik, 4 qershor 2025 (MIA) - Ish-presidenti i Islandës, Gudni Johaneson gjatë verës punon si udhëheqës në Parkun Kombëtar Tinvelir.
Johaneson ishte presidenti më i ri në historinë e Islandës, ndërsa mandati i tij ishte nga viti 2016 deri në vitin 2024.
Ai deklaroi se numri më i madh i turistëve nuk e kanë njohur si ish-shef i shtetit.
Është një nder për mua të ndaj historinë e këtij vendi dhe të Islandës. Shumica e vizitorëve nuk e kanë idenë se kush jam unë, ndërsa kjo është thjesht e mrekullueshme, theksoi Johaneson.
Johaneson pavarësisht angazhimit veror si udhëheqës turistik, edhe më tutje punon si historian dhe e ka titullin e docentit në Universitetit në Islandë. qa/
Foto: X