Irani në errësirë të plotë informative: Interneti i bllokuar për shkak të protestave masive antiqeveritare
- Irani është pothuajse plotësisht i izoluar nga bota e jashtme sot, pasi autoritetet bllokuan aksesin në internet për të ndaluar përhapjen e protestave masive antiqeveritare. Videot e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë ndërtesa dhe automjete në flakë në disa qytete iraniane.
Teheran, 9 janar 2026 (MIA) - Irani është pothuajse plotësisht i izoluar nga bota e jashtme sot, pasi autoritetet bllokuan aksesin në internet për të ndaluar përhapjen e protestave masive antiqeveritare. Videot e publikuara në mediat ndërkombëtare tregojnë ndërtesa dhe automjete në flakë në disa qytete iraniane.
An internet and telephone blackout is underway across Iran after a week of protests over the deteriorating economy. Some demonstrations have escalated into riots, and other movements have joined in and pile unto the mountain of grievances against the regime. #IranProtests pic.twitter.com/U7S8MflXYL
— Anonymous (@YourAnonCentral) January 9, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, tha në një fjalim televiziv se shteti nuk do t'u dorëzohej atyre që ai i quajti "vandalë". Ai akuzoi protestuesit se po veprojnë në emër të grupeve të opozitës në mërgim dhe SHBA-së. Nga ana tjetër, organizatat e të drejtave të njeriut janë të alarmuara se policia po përdor armë zjarri kundër qytetarëve në jug të vendit.
Protestat, të cilat fillimisht filluan për shkak të një krize ekonomike, rënies së rialit dhe inflacionit të lartë prej 40 përqind, janë shndërruar në një rebelim të hapur kundër regjimit. Për shkak të bllokadës së internetit, rrjedha e informacionit është zvogëluar në mënyrë drastike, lidhjet telefonike janë ndërprerë dhe një numër i madh fluturimesh ndërkombëtare për në Teheran janë anuluar.
Televizioni shtetëror iranian ia ka hedhur fajin për trazirat organizatës disidente "Muxhahedinët e Popullit" (MEK), e cila ka selinë jashtë vendit. Ndërsa autoritetet po përpiqen t'i paraqesin ankesat ekonomike si legjitime, ato po zbatojnë gjithashtu masa të ashpra represive kundër atyre që i karakterizojnë si "rebelë të dhunshëm".
Ndërkohë, udhëheqësit e opozitës në mërgim, përfshirë edhe Reza Pahlavi-n, djalin e shahut të rrëzuar, u kanë bërë thirrje qytetarëve të dalin në rrugë masivisht. Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka thënë se po ndjek zhvillimet, por për momentin është përmbajtur nga takimi ose mbështetja e drejtpërdrejtë e Pahlavi-t.
Gjermania ka lëshuar dënimin më të fortë të dhunës kundër demonstrantëve, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore dhe liria e medias duhet të garantohen. sa/
foto: printskrin