Irani kumtoi se 3.375 persona janë vrarë në bombardimet izraelito-amerikane
- Së paku 3.375 njerëz janë vrarë në bombardimet izraelite dhe amerikane në Iran, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga shefi i shërbimit forenzik të vendit.
Teheran, 20 prill 2026 (MIA) - Së paku 3.375 njerëz janë vrarë në bombardimet izraelite dhe amerikane në Iran, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga shefi i shërbimit forenzik të vendit.
Abas Masxhedi Arani, shef i organizatës iraniane për mjekësi forenzike, deklaroi se ky numër i paraqet rastet e konfirmuara të vdekjes, lajmëroi sot portali i lajmeve "Xhamaran".
Sipas shefi të Organizatës për mjekësi legale, mes të vrarëve janë 496 gra dhe 383 fëmijë dhe të mitur. Numri më i madh i viktimave janë regjistruar në Teheran, si dhe në Ispahan dhe provincën bregdetare Hormozgan.
Aktivistët që para disa javësh paraqitën mbi 3.000 raste të vdekjes në bazë të numërimeve të tyre, transmetoi DPA.
Grupi për të drejta të njeriut "Hengav", me seli në Norvegji, kohë më parë kumtoi se së paku 7.650 njerëz janë vrarë, përfshirë edhe 1.030 civilë, prej se filluan sulmet ajrore ndaj Iranit më 28 shkurt. Ndërpreerja dyjavore e zjarrit është në fuqi prej 8 prillit.
Numrat për viktimat nuk mund të kontrollohen në mënyrë të pavarur. ab/
Foto: ЕPА