Inspektorët e AUV-së nën llupë vendosën edhe kuzhinat e spitaleve
- Njëqind e dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në kuzhinat e institucioneve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera.

Shkup, 2 shkurt 2025 (MIA) - Njëqind e dhjetë kilogramë ushqime të pasigurta janë asgjësuar javën e kaluar nga inspektorët e ushqimit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në kuzhinat e institucioneve spitalore në vend, në kuadër të 43 inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera.
"Nga kontrollet u konstatua se pesë kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t'u regjistruar si operatorë ushqimor në AUV, katër nuk i plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, gjegjësisht u konstatua dëmtim në ambientet ku përgatitet ushqimi. Tetë nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat e Higjienës së Mirë dhe Praktikës së Mirë të Prodhimit si kërkesa të sigurisë ushqimore", kumtoi AUV.
Për mospërputhjet e konfirmuara - mungesa e higjienës, yndyrat e grumbulluara në kuzhinë, mosmbajtja e procesverbaleve, mirëmbajtja e pamjaftueshme e pajisjeve, sipërfaqet e mureve dhe dyshemeve të dëmtuara, mospasja e planit të tyre të analizës së ushqimit, kursi i papërfunduar i higjienës ushqimore nga punonjësit, pra mosposedimi i certifikave për këtë detyrim ligjor, janë evidentuar operatorë ushqimorë të paregjistruar, si dhe janë dhënë 15 vendime me urdhër për eliminimin e mospërputhjeve të konstatuara dhe janë shqiptuar pesë gjoba në para.
Qëllimi i kontrolleve të jashtëzakonshme në kuzhina, siç informuan nga AUV, ishte të kontrollohej nëse kuzhinat janë të regjistruara si operatorë ushqimor, nëse dhe në çfarë mase ato plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe specifike të higjienës, kërkesat e sigurisë në lidhje me punonjësit në kuzhinat, zbatimin e rregullave për praktikën e mirë higjienike dhe praktikën e mirë të prodhimit dhe procedurat HACCP, gjurmueshmërinë, origjinën e lëndëve të para, trajtimin e ushqimit dhe plotësimin e kritereve mikrobiologjike të ushqimit. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s